Aeroporti i vetëm ndërkombëtar i Shqipërisë tentohet që të përdoret herë pas here si tranpolinë për kalim të parregullt jo vetëm të mallrave dhe sendeve të ndaluara, por edhe të njerëzve. Policia dhe mediat raportojnë herë pas here ngjarje dhe zhvillime në këtë një. Ku më e fundit, është ajo e rastit të një shtetasi turk i cili është vënë në pranga nga policia pasi ka falsifikuar pasaportat e tij dhe të fëmijëve për të kaluar ilegalisht kufirin nga aeroporti i Rinasit.
Bëhet fjalë për një 37 vjeçar me inicialet M. A së bashku me bashkëshorten e tij 36 vjeçare dhe tre fëmijët, të cilët rreth orës 15:30 kanë tentuar kalimin me pasaportat e falsifikuara si shtetas serbë. NUk dihet ende se pëse është përdorur kjo mënyrë dhe qëlimi i këtij udhëtimi. Hetimet kanë filluar dhe në orët në vijim me me siguri që do të zbardhet e plotë enigma.
Njoftimi zyrtar i policisë:
Më datë 11.11.2017, rreth orës 21:00, u arrestua në flagrancë shtetasit turk, M.A dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për bashkëshorten, N.A, vjeç 37 e 36, banues në Turqi, pasi rreth orës 15:30, në PKK Rinas, me tre fëmijët e mitur, u kapën duke tentuar të kalojnë kufirin me pasaporta serbe të falsifikuara. Në cilësinë e provës materiale u bllokuan 5 pasaporta serbe të falsifikuara dhe një sasi eurosh. Nenet 189 e 298 të Kodit Penal.