• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RIMËKËMBJA E TURIZMIT/ Klosi: Duhet të promovojmë bukuritë shqiptare
Home
Politikë

RIMËKËMBJA E TURIZMIT/ Klosi: Duhet të promovojmë bukuritë shqiptare

25 July, 2021 F.autor Politikë

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka qënë i pranishëm në Pustec, ku mori pjesë në aktivitetin “MIK FESTIVAL”.

Në një prononcim për mediat, ministri Klosi theksoi se rimëkëmbja e turizmit ka filluar dhe se Shqipëria po përjeton një mani të madhe për tu vizituar.

Por, gjithashtu Klosi tha se ajo që duhet bërë është të promovohen edhe më tepër bukuritë shqiptare, dhe jo vetëm deti, por duhet të kemi një paketë të plotë turistike.

“Është i mrekullueshëm organizimi i Mik Festival në këtë vend magjik, që në fakt është në përputhje me politikat e Ministrisë së Turizmit, që një zonë ekstremisht e mbrojtur si e gjithe zona e Prespes të afrohet më shumë për turizmin, të afrohet për më shumë aktivitete artistike dhe promovimi që i bëhet nga të tilla koncerte është një gjë e mrekullueshme.

Në kuadër të turizmit për vitin 2021, Shqipëria po perjeton një mani të madhe për tu vizituar dhe madje kemi më shumë turistë se 2019, që ka qënë viti me i arte dhe kjo falë promovimit më të madh të Shqipërisë.

Na duhet të promovojmë shumë më teper bukuritë shqiptare, na duhet të promovojmë pervec detit dhe të kemi një oferte të plotë turistike.

Kemi numër të konsiderueshem turistësh dhe vizitoresh të huaj. 15 ditët e para të korrikut kemi pasur më shumë turistë se e njëjta periudhe e 2019 dhe deri 5 herë më tepër turistë se 2020 por kjo nuk mjafton. Ne jemi në fillimet e ngritjes se industrisë së turizmit në Shqipëri, na duhet shumë më tepër cilesi ne shërbim, rimëkëmbja e turizmit ka filluar por turizmi nuk mund të jetë një ekonomi e ndarë, është një ekonomi që jep shpresë për zhvillim, është një ekonomi që prodhon më shumë të ardhura, por në rastin e postpandemisë po prodhon edhe më shumë entuziazem në jetën e Shqipërisë dhe në fakt kjo është më e mira se krijon pozitivitet në jetët tona pas periudhës së pandemisë.”-tha Klosi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENTI ME 10 VIKTIMA NË KROACI/ E hëna ditë zie kombëtare në Kosovë
Previous article E PLOTË/ Denaj: Borxhi po rritet për të stimuluar ekonominë

F.autor

Postime të ngjashme

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show Politikë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT