• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
RIMBURËSIMI I TVSH-SË/ 28% më shumë në muajt e parë të vitit 2019
Home
Ekonomi

RIMBURËSIMI I TVSH-SË/ 28% më shumë në muajt e parë të vitit 2019

27 May, 2019 k.autor Ekonomi

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, vizitoi një sipërmarrje fason e cila po zhvillon aktivitetin ekonomik në qytetin e Beratit.

Sipas saj, angazhimi i qeverisë për të shtuar ndjeshëm rimbursimin e TVSH-së pritet të arrijë ritmet normale brenda këtij tremujori dhe nisur nga muaji korrik normalizohen pagesat e rimbursimeve për disa kategori biznesi, duke i bërë ato në mënyrë periodike.

Denaj gjatë vizitës është njohur nga afër me zhvillimin e këtij biznesi dhe me sfidat që kjo sipërmarrje has në aktivitetin e saj. Kompania ka përfituar nga rimbursimi i TVSH-së, duke lehtësuar në këtë mënyrë veprimtarinë e saj ekonomike.

Ministrja shprehu angazhimin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për të paguar të gjithë rimbursimet e prapambetura në një kohë sa më të shpejtë. Gjithashtu ajo informoi se, vetëm në vetëm në muajt e parë të vitit 2019 janë paguar afro 12 milionë dollarë, apo 28% më shumë rimbursime se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

“Në këto 5 muaj ne kemi paguar 12 milionë dollarë më shumë se sa 5 muajt e vitit 2018 dhe besoj se deri në fund të qershorit do të kemi mbyllur të gjithë vonesat për fasonët, për grumbulluesit dhe eksportuesit, në një prioritet që i dhamë me pagesat e TVSH-së për secilën nga këto industri dhe për të gjithë bizneset të monitoruar dhe nga niveli qendror ministrisë”, -tha Denaj, duke theksuar se nisur nga muaji korrik do të synohet normalizimi i pagesave të rimbursimeve të TVSH për këto kategori biznesi duke i bërë ato në mënyrë periodike.

Sipas njoftimit, Kompania Center Shqiptare dhe Intext po ushtrojnë aktivitetin ekonomik në sektorin fason që prej 20 vitesh duke pasur një impakt të jo pak të vogël në nxitjen e punësimit në rajonin e Beratit.  Kompania në fjalë ka një numër të konsiderueshëm punonjësish dhe planifikon zgjerimin edhe me 1 mijë të tjerë në të ardhmen.

Gjithashtu, një ndër çështjet që drejtuesit e kompanisë ngritën në diskutimet me Ministren e Financave dhe Ekonomisë ishte ajo e trajnimeve profesionale për një fuqi punëtore më të kualifikuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUJTOHET QË ËSHTË NR.2 I PD/ Gazmend Bardhi: Kur lexova letrën e Rames...
Previous article "SAPO TË VDESË ENVERI..."/ Si bënin plane të burgosurit për kryengritje masive

k.autor

Postime të ngjashme

KRIZA E KARBURANTEVE/ Transporti publik, 116 subjekte përfitojnë rreth 120 milionë lekë kompensim nga Tatimet Ekonomi

KRIZA E KARBURANTEVE/ Transporti publik, 116 subjekte përfitojnë rreth 120 milionë lekë kompensim nga Tatimet

"PAKETA FISKALE 2027"/ ‘Manifaktura’ me 6 kërkesa konkrete: Lehtësim tatimi për pagat, skemë grantesh dhe rishikim tarifash doganore! Eksportet në janar-korrik ranë 55 mln € Ekonomi

"PAKETA FISKALE 2027"/ ‘Manifaktura’ me 6 kërkesa konkrete: Lehtësim tatimi për pagat, skemë grantesh dhe rishikim tarifash doganore! Eksportet në janar-korrik ranë 55 mln €

KOMPESIMI I FERMERËVE PËRMES AUTOFATURËS/ Administrata Tatimore, mbi 4 mijë aplikime në 2 muaj Ekonomi

KOMPESIMI I FERMERËVE PËRMES AUTOFATURËS/ Administrata Tatimore, mbi 4 mijë aplikime në 2 muaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT