• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“RIKUJTOHET” PËR MAQEDONINË E VERIUT/ Putin: Marrëdhëniet me Rusinë, i përshtaten popujve tanë
Home
Nderkombetare

“RIKUJTOHET” PËR MAQEDONINË E VERIUT/ Putin: Marrëdhëniet me Rusinë, i përshtaten popujve tanë

8 September, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Vladimir Putin nuk dëshiron të braktisë aspiratat e Rusisë për influencën e saj në Maqedoninë e Veriut.

Pas një heshtje 4 vjeçare me administratën e Zoran Zaevit, shefi i Kremlinit ka përfituar nga kremtimi i pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, për të thënë se ishte Moska, ajo që ka dhënë OK për shkëputjen e vendit në vitin 1991 nga Jugosllavia e atëhershme.

Mesazhi i është dërguar Presidentit të Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, nga ambasadori rus në Shkup, Sergej Bazdnikin.

“I nderuar zotëri president, pranoni urimet me rastin e festës kombëtare të vendit tuaj – Ditës së Pavarësisë. Jam i bindur që promovimi i bashkëpunimit dypalësh konstruktiv mes Federatës Ruse dhe Republikës së Maqedonisë të Veriut do t’i përshtatej interesave të popujve tanë, do të kontribuonte në përforcimin e sigurisë dhe të stabilitetit në Ballkan. Ju uroj sinqerisht shëndet dhe suksese, ndërsa për të gjithë bashkëqytetarët tuaj paqe dhe prosperitet. Sinqerisht, V. Putin”, thekson mesazhi i presidentit rus.

Në Shkup, ky mesazh është konsideruar më shumë se një politikesë, por si një sinjal politik drejtuar Zaevit.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, dje ka festuar me shumë bujë festën e pavarësisë, e cila erdhi nga referendum që u bojkotua nga shqiptarët në vitin 1991.

Shqiptarët e Maqedonisë nuk e konsideruan subjektin e ri shtetëror si pjesë e tyre dhe nuk donin të ishin bashkëfajtorë në një shtet që e konsideronin kundër tyre.

Kryeministri Zaev në fjalën e tij për këtë rast deklaroi se për herë të parë të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut e festojnë pavarësinë pa dallim, duke nënkuptuar dhe shqiptarët që janë në koalicion me të.

Pse Referendumi u bojkotua nga shqiptarët?

Përmes pyetjes së referendumit për pavarësimin e Maqedonisë, i cili u mbajt më 8 shtator 1991, qytetarët e këtij vendi u manipuluan përmes pyetjes me këtë përmbajtje:

A jeni për pavarësinë e Maqedonisë shtet sovran, me të drejtë bashkëngjitje në të ardhmen në një lidhje (bashkim) me shtetet sovrane të Jugosllavisë?”

Pikërisht formulimi i kësaj pyetja ka bërë që atë e bojkotuan shqiptarët.

Më vonë OKB dhe institucionet e tjera ndërkombëtare nuk e njohën Maqedoninë me emrin e saj kushtetues por me fusnotën Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Shqiptarët në Maqedoni nuk e kanë votuar as Kushtetutën e Maqedonisë, të sjellë nga Parlamenti i këtij shteti më 17 nëntor 1991, duke mos dashur të mbeten edhe më tej nën tutelën e njëjtë me popujt dhe shtetet jugosllave, prandaj, përmes subjekteve të tyre politike e organizuan referendumin për Autonomi Politike-territoriale të Shqiptarëve në Maqedoni, i cili u mbajt më 11 dhe 12 janar 1992, vetëm 4 muaj pas referendumit për pavarësinë gjysmake të Maqedonisë, në të cilin morën pjesë, nga gjithsej 383.539 qytetarë shqiptarë me të drejtë vote, 360.928 prej tyre u deklaruan Pro këtë formë të organizimit politik dhe shtetëror të shqiptarëve në Maqedoni.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË FILLOJË GODITJA E PESHQVE TË MËDHENJ? Yuri Kim, takim "kokë më kokë" me Hajnajn e Krajën, krerët e “FBI”-së shqiptare dhe SPAK
Previous article AKSIDENT NË TUSHEMISHT TË POGRADECIT/ Përplasen dy mjete, plagoset një nga shoferët

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi Botë

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT