• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RIKTHIMI I VEPRIMTARIVE GJYQSORE/ KLGJ: Më 27 prill rinisin punë të gjitha gjykatat në vend, do respektohen rregullat ndaj Covid-19
Home
Aktualitet
Drejtësi

RIKTHIMI I VEPRIMTARIVE GJYQSORE/ KLGJ: Më 27 prill rinisin punë të gjitha gjykatat në vend, do respektohen rregullat ndaj Covid-19

24 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Drejtësi

Këshilli i Lartë Gjyqësor me anë të një lajmërimi për mediat ka bërë me dije se më datë 27 prill 2020 do të rinisë puna në të gjitha gjykatat e vendit.

KLGJ thotë se punonjësit nëpër gjykata do të respektojnë të gjitha masat ndaj Covid-19, kurse shton se fillimisht do të mbahen gjyqet më të ngutshme, ndërsa më tej edhe ata që janë pezulluar për momentin.

Njoftimi i KLGJ:

R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë

KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR

NJOFTIM

Të dashur bashkëqytetarë!

Në vijim të vendimit që Këshilli i Lartë Gjyqësor ka marrë për rifillimin e veprimtarisë dhe

shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat në Republikën e Shqipërisë në datën 27 prill 2020,

në interes të informimit të vazhdueshëm të publikut dhe të medias, sqarojmë si më poshtë:

Ditën e hënë, datë 27 prill 2020, gjykatat do të rifillojnë veprimtarinë e tyre, por në mënyrë të

kufizuar, sipas dhe në respektim të përcaktimeve të Aktit Normativ nr.9, datë 25.03.2020,

“Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së

gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19”, i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në

datën 16.04.2020.

Seancat gjyqësore të çështjeve administrative, civile dhe penale të një natyre jo të ngutshme

vazhdojnë të jenë të pezulluara në të gjitha gjykatat.

Afatet për ngritjen e padive, për paraqitjen e ankimeve si dhe për kryerjen e çdo veprimi

procedural në çështjet administrative, civile dhe penale të një natyre jo të ngutshme vazhdojnë

të jenë të pezulluara.

Prioritet kryesor i veprimtarisë së gjykatave do të vazhdojnë të jenë çështjet me natyrë

ngutshme. Ato do të kryejnë edhe çdo aktivitet tjetër gjyqësor që nuk kufizohet nga fusha e

veprimit të Aktit Normativ nr.9, datë 25.03.2020, si dhe që është i mundur të kryhet në kushtet

e kufizimeve të vendosura për popullatën në funksion të parandalimit të përhapjes së Covid19.

Ju lutemi të paraqiteni pranë gjykatave VETËM nëse keni një çështje të ngutshme, kur diçka

e tillë ju është komunikuar prej personelit të gjykatës. Nëse nuk ju kanë kontaktuar nga gjykata,

komunikoni me gjykatën nëpërmjet telefonit/postës elektronike (e-mail), përpara se të

paraqiteni fizikisht pranë saj.

Të gjitha gjykatat duhet të respektojnë rigorozisht masat e caktuara nga Ministria e

Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Në këto masa përfshihen dezinfektimi,

pastrimi i rregullt, mbajtja e distancës prej 2 metrash midis të gjithë individëve në gjykatë, si

midis personelit gjyqësor, ashtu edhe përdoruesve të gjykatës, marrja e masave për pajisjet

mbrojtëse personale, si maska, doreza, etj. Në lidhje me këto, Këshilli po përgatit rregulla të

hollësishme.

2

Një komision i posaçëm është krijuar dhe po punon intensivisht për për hartimin, propozimin

dhe mbikëqyrjen e zbatimit të një plani masash për ushtrimin e veprimtarisë e shërbimeve

gjyqësore në mënyrën më të sigurt të mundshme gjatë kohëzgjatjes së epidemisë së shkaktuar

nga Covid-19.

Qëllimi i hartimit të planit të punës është rikthimi i veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në

mënyrë graduale, duke patur si prioritet mbrojtjen sigurinë e publikut, gjyqtarëve dhe të gjithë

punonjësve të tjerë të gjykatave.

Pas marrjes së vendimeve, Këshilli do vijojë publikimin e përditësimeve përkatëse. Këshilli do

të punojë me çdo gjykatë sipas nevojave, si dhe do të përgatisë një plan veprimi dhe udhëzime

për të vënë sërish në punë gjithnjë e më tepër elementë të shërbimeve gjyqësore në të gjithë

vendin, në rrugën më të sigurt të mundshme.

Shëndeti dhe siguria e qytetarëve, gjyqtarëve dhe punonjësve tanë është po aq e rëndësishme

sa aksesi në drejtësi. Në përpjekje për të gjetur ekuilibrin e duhur midis të dyjave, kërkojmë

durimin dhe mirëkuptimin tuaj.

Këshilli i Lartë Gjyqësor do ju informojë në vijimësi në lidhje me zhvillimet e reja dhe ju uron

shëndet dhe siguri!

Publiku mund t’u referohet burimeve të mëposhtme, për më shumë informacion:

Faqet zyrtare të Gjykatave

Këshilli i Lartë Gjyqësor (http://klgj.al)

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (https://klp.al)

Ministria e Drejtësisë (http://www.drejtesia.gov.al )

Dhoma Kombëtare e Avokatisë (http://ëëë.dhka.org.al)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FQINJËT TREGOJNË SE SI E NJIHNIN AUTORIN E VRASJES NË KORÇË/ Rrëfehet mbesa e viktimës: Xhaxhai ishte vetëm në banesë, bashkëshortja e gjeti të plagosur pas dere
Previous article KORONAVIRUSI/ Ulet ndjeshëm numri i të shtruarve me COVID-19 në spital, ja shqetësimi që ngrenë mjekët

Delo.autor

Postime të ngjashme

DITA E 16 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë Aktualitet

DITA E 16 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë

ZBULOHET MESAZHI QË NDRYSHOI RRJEDHËN E PROTESTËS/ Studenti nga Serbia propozoi bllokimin e autostradës Aktualitet

ZBULOHET MESAZHI QË NDRYSHOI RRJEDHËN E PROTESTËS/ Studenti nga Serbia propozoi bllokimin e autostradës

SËRISH SHERR MES ORGANIZATORËVE/ Olsi Jazexhi akuza Gent Prognit: Shpenzon 30- mijë euro dhe s’dihet burimi, vjen me tropojanë dhe rrahin njerëz Aktualitet

SËRISH SHERR MES ORGANIZATORËVE/ Olsi Jazexhi akuza Gent Prognit: Shpenzon 30- mijë euro dhe s’dihet burimi, vjen me tropojanë dhe rrahin njerëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT