Partia demokratike po përballet ditët e fundit me një prej skandaleve më të mëdha që kan kaluar në selinë blu, atë të lobimit në SHBA.
Në vorbullën e lajmeve dhe deklaratave të njëpasnjëshme, Partia demokratike duket se ka mbetur pa një “as nën mëngë”.
Thënë kjo pasi është rikthyer tek telenovela e saj e vjetër ajo e “Babales”. Problemi qendron se protagonistët janë po ata, ngjarja është po ajo dhe e reja në këtë rast humbet.
Disa përpjekje të njëpasnjëshme të Ervin Salianjit, që është edhe i pandehur për çështjen, duket se kanë dështuar.
Ndonëse ish deputeti I PD ka bërë disa dalje televizive me dokumenta e dosje, asgjë nuk duket të jetë aq e fortë për ta shpëtuar tanimë Partinë Demokratike nga skandali i lobimit.
Përgatiti: AlpeNews.al