Pritjes disa vjeçare i erdhi fundi dhe sot Endri Dumani, Floresha Rasha së bashku me tre fëmijët e saj Amar, Emel e Hatixhe u rikthyen në atdhe, krah familjarëve të tyre. Pamjet prekën rrjetin kur pas 7 vitesh e ëma përqafonte të birin me shpresën të mos ndaheshin më kurrë.
Gjithçka u bë e ditur diten e djeshme teksa kryeministri Rama i ndodhur në Liban lajmëroi per finalizimin e operacionit 1 vjeçar që do riatdhesonte fëmijët.
Edhe Gjysmëhëna e Kuqe siriane u shpreh se riatdhesimi erdhi pas kërkesës së qeverisë shqiptare.
Por ajo që vihet re është se nuk ka asnjë reagim nga opozita në vend qoftë edhe për ti uruar mirëseardhjen fëmijëve që prej vitesh i kanë mbijetuar vdekjes larg atdheut të tyre. Mjafton një vezhgim në rrjetet sociale të liderëve kryesor për të kuptuar që çështjes nuk i kanë dhënë aspak rendesi ndonëse operacioni ishte i komplikuar e delikat.
Edhe Lulzim Basha edhe Monika Kryemadhi ndonëse kanë zhbilluar konferencat e paradites me gazetarët kanë zgjedhur të qendrojnë në zhvillimet politike të ditës duke larguar vemendjen nga ajo çka në të vërtetë mbetet ngjarja kryesore.
Nga ana tjetër, ish kryeministri i vendit Sali Berisha jo vetëm qe nuk ka asnjë reagim por ka rënë pre e një tjetër “Fake News-i” në profilin e tij edhe pse kjo nuk është më një e rrallë.
Siç kuptohet, në nisma e operacione te ndërmarra nga qeveria shqiptare opozita preferon që mos ti pershendesi dhe as ti komentoj. E njëjta gje ndodhi edhe kur 30 mjekët shqiptare u dërguan në Itali për ti ardhur në ndihmë shtetit fqinj me situatën e Covid-19.
Sot, mediat pranë opozitës kanë tentuar ta trajtojnë rikthimin e fëmijëve nga Siria si gjithçka përveç se meritë të qeverisë shqiptare por pa sukses pasi pamjet flasin vetë. (Kliko këtu)
Në fund, rëndësi ka kthimi i tyre në atdhe dhe nisja e një jete të re, me kujtimet e kampit të “Ferrit” që do i mbesin perjetësisht të shkuarës.
AlpeNews.al