• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RIKTHEHET NË PD? Bamir Topi: Me Bashën flas. Nuk e përjashtoj që…
Home
Politikë

RIKTHEHET NË PD? Bamir Topi: Me Bashën flas. Nuk e përjashtoj që…

16 August, 2020 F.autor Politikë

Dy prej udhëtarëve të tij në krijimin e Frymës së Re Demokratike, Gazmend Oketa dhe Aleksandër Biberaj tashmë janë rikthyer në Partinë Demokratike, si anëtarë të këshillit të saj kombëtar.

Ndërsa para janë zgjedhjet parlamentare të 2021, Bamir Topi nuk përjashton afrimin dhe bashkëpunimin me koaliconin e djathtë opozitar. Madje ai pranon se ka komunikim me kreun e PD, Basha dhe qendron mundësia e aleancës me partinë, ku për vite me radhë ishte në krah të Sali Berishës.

“Njeriu nuk përjashton komunikimin. Muajt në vazhdim, ndonëse janë shumë afër zgjedhjeve mund të japë shanse për skema të reja të konfigurimit të blloqeve. Ne natyrisht do shohim. Në profilin tim jam një njeri që se kam braktisur bindjen e së djathtës”, shprehet ish presidenti.

Pas konflikteve si president me Sali Berishën kryeministër, jo vetëm u zemërua me forcën e tij politike, prej të cilës u bë kryetar shteti, por në 2015-en, Bamir Topi kapërceu në një koalicion të majtë, duke u reshtuar në krah të Edi Ramës në garën vendore.

Qeverisja e socialistëve, por edhe ndryshimet e fundit kushtetuese, për hapjen e listave zgjedhore që prekin formulën e koalicioneve të përbëra, duket se i kanë hequr besimin tek socialistet kryetarit të FRD-se.

“Teknikalitet, artificë që  vetë kryeministri e përdor. Ai e tha që nuk mendoj për të ardhmen politike të tjerëve, por të PS”, shtoi Topi.

Në intervistën për A2, Bamir Topi thotë se mbështet listat e hapura, por kërkon që e gjithë fomula e re të zbatohet në mënyrë të drejtë.

“Unë jam për lista të hapura, jam për garë të ndershme. Mos ketë stërkëmbësha”, përfundon ish presidenti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VEMENDJE VAJZA! Këto pesë aksesorë flokësh janë një "must" për ditët e plazhit
Previous article STUDIMI KANADEZ/ Kanabisi shkakton autizëm te fëmijët që lindin

F.autor

Postime të ngjashme

"GËZUAR SHBA"/ Ambasada amerikane në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori dhe të ardhmen e ndritur përpara Politikë

"GËZUAR SHBA"/ Ambasada amerikane në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori dhe të ardhmen e ndritur përpara

"FESTË E VEÇANTË EDHE PËR SHQIPTARËT"/ Rama urim për 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë së SHBA-së Politikë

"FESTË E VEÇANTË EDHE PËR SHQIPTARËT"/ Rama urim për 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë së SHBA-së

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës Politikë

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT