• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RIKTHEHET NË PD/ Arben Imami flet në Kuvendin Kombëtar: Ajo që ndodhi në partinë tonë, ishte krizë…
Home
Politikë

RIKTHEHET NË PD/ Arben Imami flet në Kuvendin Kombëtar: Ajo që ndodhi në partinë tonë, ishte krizë…

30 April, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Ish-ministri dhe ish-deputeti i PD-së Arben Imami, një emër mes të rikthyerve në PD ka mbajtur një fjalim në Kuvendein Kombëtar të PD-së.

Imami tha se ajo që ndodhi në PD ishte një krizë e përfaqësimit. Ai pati dhe një vërejtje për të mos mbetur me formulimet e vjetra, të rinj dhe të vjetër duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe ish-kreun e PD Lulzim Basha për ndërmarrje të përbashkët për përjashtimin e Sali Berishës në shtator 2021.

“Këto ishin parullat e OJQ-ve post dhe pro komuniste të para 20 vjetëve, kur thoshin Nano dhe Berisha duhet të ikin se e kanë kaluar moshën. Këta u plakën, por mbetën Piter Pan si kryeministra e kryetarë partie, këta të tjerët Rama, Basha e kompani. Qëllimi ishte të eliminonin drejtuesit politik, gjë që me qëllimin më të keq pas vitit 2013 u adaptua dhe në PD, me një fushatë shpifjesh dhe denigrimesh të stilit Rama-Basha deri në kurorëzimin e ndërmarrjes së tyre të përbashkët, me përjashtimin e Sali Berishës në shtator 2021”, deklaroi ndër të tjera Imami.

“Kjo është një hapje atipike, jo e zakonshme, megjithatë unë do vazhdoj si të jetë një Kongres normal partie.
Do përqendrohem në dy probleme vendimtare për të ardhmen e partisë. Pjesëmarrja në vendimmarrje dhe përfaqësimi dhe së dyti pse konservatorizmi.
Ngjarjet e fundit janë dëshmi se demokracia në parti mund të funksionojë, se anëtari i partisë është themeli i partisë.
Votimi i kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme lokale garantuan mbështetjen e gjerë në zgjedhje të tyre.
Liria është e drejtë për pjesëmarrje në proceset politike, për t’u dëgjuar, për të qenë vendimmarrës, brenda një kuadri të caktuar rregullash.

Kriza e përfaqësimit në demokracitë perëndimore është problemi politik. Një grusht njerëz kanë pushtuar institucionet qendrore dhe vendosin për grabitje ne organizuar të pronës publike dhe private, debilizimin e institucioneve.

Në nivelin e komuniteteve lokale nuk ka më përfaqësim. Goditja e parë e komunistëve, ishte qeverisja lokale.

Ajo që ndodhi në partinë tonë, ishte krizë e përfaqësimit, ish-kryetari në shkelje të statutit bënë spastrimin e partisë në të gjitha nivelet.
Zgjedhjet e kontrolluara, të manipuluara, të flasifikuara për kryetarin e partisë më 2017 dhe 2021 pas dështimeve të turpshme, ishin një turp. Asnjë qëllim i mirë, sado fisnik, nuk e justifikon kurrë shkeljen e parimit të votës. Cili ishte roli i anëtarit, inekzistent.

Ky proces, primaret do të hapin dhe rrugën për njerëz të rinj në politikë me integritet profesional e civil. Ka njerëz në këtë vend me kontribute, aftësi dhe merita. Partia duhet të jetë e hapur për ata. Sa më të rinj të jenë, aq më mirë për të ardhmen e kësaj partie. Por edhe një vërejtje të mos mbetemi me formulimet e vjetra, të rinj dhe të vjetër. Këto ishin parullat e OJQ-ve post dhe pro komuniste të para 20 vjetëve, kur thoshin Nano dhe Berisha duhet të ikin se e kanë kaluar moshën. Këta u plakën, por mbetën Piter Pan si kryeministra e kryetarë partie, këta të tjerët Rama, Basha e kompani. Qëllimi ishte të eliminonin drejtuesit politik, gjë që me qëllimin më të keq pas vitit 2013 u adaptua dhe në PD, me një fushatë shpifjesh dhe denigrimesh të stilit Rama-Basha deri në kurorëzimin e ndërmarrjes së tyre të përbashkët, me përjashtimin e Sali Berishës në shtator 2021”, deklaroi Imami.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U AKSIDENTUA NGA MAKINA TEKSA ECTE NË RRUGË/ 21-vjeçarja rëndë te Trauma
Previous article DEL NUMRI/ Ja sa delegatë janë mbledhur sot në Kuvendin e PD-së

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg... Aktualitet

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg...

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin Politikë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT