Rikthehet Kreshnik Spahiu, i cili i ka ‘munguar’ skenes politike me deklarimet e tij.
Kete radhe eshte kthyer per te luajtur ne “fushen” e vet, drejtesine duke i bere thirrje dhe opozites qe ta respektoje.
Për herë të fundit para se të largohej nga politika, Kreshnik Spahiu e shikonte veten në krah të Lulzim Bashës, në “Çadrën e Lirisë”, kishte plane të mëdha por zhvillimet rrodhën ndryshe, dhe jo në favor të tij.
Tashmë Spahiu kritikon kreun e PD-së po me të njëjtën ashpërsi që dikur sulmonte kryeministrin Edi Rama dhe “Rilindjen” e tij.
Së fundmi ish kreu i Aleancës Kuq e Zi habit me mbështetjen e hapur për kryeprokuroren Arta Marku dhe arrestimet e fundit. Ai jep edhe arsyet, qe sipas tij jane tre.
Postimi ne rrjetin social:
KOHA PËR NDRYSHIM
Opozita duhet të mbështes arrestimet e fundit dhe Prokuroren e Përgjithshme për 3 arsye:
1- Që të ketë të drejtë morale nesër për të kërkuar arrestime dhe të ministrave socialistë!
2- Që Brukseli dhe Ëashingtoni të mos identifikojë partitë si banda mafioze politike.
3- Që të demostrojë se pranon drejtësinë për t’ja pastruar oborrin nga llumi dhe jo të largojë vetëm kritikët e kryetarit…!


