• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RIKTHEHET COVID MES BLUZAVE TË BARDHA NË SPITALIN E BERATIT/ Dy infermiere rezultojnë pozitive…
Home
Sociale

RIKTHEHET COVID MES BLUZAVE TË BARDHA NË SPITALIN E BERATIT/ Dy infermiere rezultojnë pozitive…

1 October, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Dy raste të reja me Covid-19 janë regjistruar brenda ambienteve të Spitalit Rajonal Berat, duke rikthyer frikën dhe panikun mes bluzave të bardha dhe stafit mjekësor të këtij spitali.

Një infermiere në Repartin e Infektivit në këtë spital, repart ku shtrohen personat me shenjat e Covid-19, është infektuar me koronavirus.

E infektuar ka rezultuar edhe një tjetër infermiere në Repartin e Urgjencës. Mësohet se infermieret kishin shfaqur prej disa ditësh shenjat e infektimit dhe pas kryerjes së tamponit, kanë rezultuar “pozitive”.

Pas konfirmimit të këtyre rasteve, është kryer dezinfektimi i ambienteve të spitalit si dhe është mbyllur për dy javë Reparti Infektiv. Burime brenda Spitalit Rajonal Berat konfirmojnë se, disa mjekë dhe infermierë të këtyre dy reparteve, që kanë pasur kontakte të përditshme në turn me infermieret e infektuara, janë karantinuar deri në mbërritjen e përgjigjeve të tamponëve që kanë bërë pasditen e djeshme dhe në vend të tyre janë dërguar mjekë zëvendësues.

Mësohet se infermieret janë karantinuar në shtëpi dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Burime nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat konfirmojnë se,janë kryer tamponët e familjarëve të infermiereve dhe të një pjese të personelit mjekësor,ndërkohë që po hetohen edhe rastet e kontakteve të tjera të tyre. Aktualisht në të gjithë qarkun e Beratit vijojnë të jenë aktivë me Covid-19 114 persona. Që nga periudha e fillimit të pandemisë së Coronavirusit në qarkun e Beratit janë regjistruar deri tani 4 vdekje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI/ Mbi 4000 fëmijë në New York kanë humbur njërin nga prindërit për shkak të Covid-19
Previous article POLICIA SHKOI PËR VJEDHJE, ZBULON FERMËN ME DROGË/ I riu shqiptar shpallet fajtor dhe tregon si i hyri “biznesit” teksa punonte si… (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket Aktualitet

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket

AKSIDENT TRAGJIK NË GJERMANI/ Humbin jetën tre anëtarë të një familjeje shqiptare Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË GJERMANI/ Humbin jetën tre anëtarë të një familjeje shqiptare

SHKRUMBOHET NGA FLAKËT MAGAZINA NË BULQIZË/ Rrezikohen edhe dy banesat pranë saj Aktualitet

SHKRUMBOHET NGA FLAKËT MAGAZINA NË BULQIZË/ Rrezikohen edhe dy banesat pranë saj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT