Italia ka pasur një rënie të lehtë të rasteve me COVID-19 në 24 orët e fundit, por ka pasur dhe një numër më të ulët tamponësh.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 2.257 raste të reja me koronavirus dhe kanë vdekur 16 persona. Të shtuarit janë 200 më shumë se një ditë më parë, ndërsa të shëruarit janë 767 persona.
Të gjitha rajonet në Itali kanë të infektuar. Më shumë raste me koronavirus ka regjistruar në Campania 431. Më pas është Lazio me 248 raste, Veneto 230 raste, Toscana, 185, Emilia-Romagna 167, i Piemonte 129, Sicilia 128, Liguria 107.


