• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RIKTHEHEN VIZAT? Rama qetëson shqiptarët: JO! Nuk ka të bëj! Është një filtër i BE kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar
Home
Politikë

RIKTHEHEN VIZAT? Rama qetëson shqiptarët: JO! Nuk ka të bëj! Është një filtër i BE kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar

6 October, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama komentoi lajmin se Bashkimi Evropian ka ndryshuar rregullat për shtetasit shqiptarët, që do duan të lëvizin drejt vendeve të zonës Shengen, të cilët do duhet të aplikojnë dhe të marrin një “ETIAS”.

I pyetur nga gazetari i “News24” dhe “BalkanWeb”, Ergys Gjençaj, nëse ky është një kthim drejt vizave, kryeministri Rama tha se nuk bëhet fjalë fare për kthim pas, por është një filtër në funksion të politikës së sigurisë të BE kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

“Ka që në 2016 që flitet për këtë, por nuk bëhet fjalë fare për ndonjë kthim pas. Bëhet fjalë për një sistem sigurie të BE për të gjitha shtetet jo anëtare të BE, qytetarët e të cilave duan të hyjnë në BE dhe nuk kanë nevojë për vizë. Jemi në një shoqëri që besoj s’ka të sharë me amerikanët, zviceranët, britanikët, japonezët, që sipas këtij sistemi, do duhet që para se të nisen në BE, të bëjnë një aplikim online dhe ky aplikim nuk është për vizë. Thjesht e bën aplikimin, i cili futet në sistemi dhe ti merr konfirmimin nëse je apo jo i lejuar të hysh në BE, në bazë të kartelës kriminale.

S’ka lidhje fare kjo me qytetarët që s’kanë kartelë kriminale të regjistruar si person i lidhur me terrorizmin apo krimin e organizuar. Është e gjitha për shtetet që nuk kanë nevojë për viza për të hyrë në BE. Nuk është kthim mbrapa te viza, siç me siguri do të predikohet nga të gjithë ata që duan të përhapin erën e pusetës digjitale në Gjirin e Lalzit. Është thjesht një filtër në funksion të politikës së sigurisë të BE kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PO FINALIZOJMË..."/ Rama: Paga minimale hyn në fuqi më 1 janar të vitit 2021
Previous article "KEMI PËRFUNDUAR PLANIN PËR BUXHETIN"/ Rama: Javën e ardhshme iu komunikojmë ndryshimet për taksimin e shtresës së mesme

F.autor

Postime të ngjashme

POLICIA "RRETHON" BULEVARDIN/ Protestuesit shpërndahen në zona të tjera, gazetari: Efektivët me sjellje rrugaçërish Aktualitet

POLICIA "RRETHON" BULEVARDIN/ Protestuesit shpërndahen në zona të tjera, gazetari: Efektivët me sjellje rrugaçërish

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që… Politikë

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që…

NISIN TENSIONET/ Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Studentët rezistojnë, nuk tërhiqen Aktualitet

NISIN TENSIONET/ Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Studentët rezistojnë, nuk tërhiqen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT