Identifikohet personi që mbeti i plagosur pas një atentati me armë zjarri në Elbasan. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen ‘Fushë Mbret’.
Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Raif Çaushllarin, mik i fisit Çapja. Këto të fundit pjes e grupeve kriminale në të gjithë vendin për tregtim të drogës, dhe lëndëve të tjera narkotike.
Ky i fundit është qëlluar nga persona ende të paidentifikaur ndërsa ai lëvizte në këmbë. Bëhet e ditur se 23-vjeçari është plagosur në krah.
Vëllai i të plagosurit rezulton me precedentë penal, por nuk dihet nëse sulmi i sotëm ka lidhje me të.
Ndërkohë, sapo u sinjalizuan për ngjarjen, forca të shumta policore mbërritën në vendin ku ndodhi përplasja, ndërsa nisën hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
- NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISË SË ELBASANIT
Rreth ores 19.40, afër kryqezimit të Cërrikut, është plagosur me armë zjarri pistolete nga persona ende të paidentifikuar shtetasi R. Ç rreth 23 vjeç, pronar i nje motoservisi.
Shtetasi i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Elbasanit e mbështetur nga FNSH ka ngritur menjëherë pika kontrolli dhe po krehin zona përrreth ku ka ndodhur ngjarja.
Janë shoqëruar disa persona që kanë parë ngjarjen dhe po punohet me intensitet me grup te posaçëm për zbardhjen e ngjarjes.
Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar ne cilësinë e provës materiale armën e krimit.


