• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RIKONSTRUKSION I PALLATIT/ Veliaj: Do të vazhdojmë me Fondin e Komuniteteve edhe gjatë 2019-ës
Home
Sociale

RIKONSTRUKSION I PALLATIT/ Veliaj: Do të vazhdojmë me Fondin e Komuniteteve edhe gjatë 2019-ës

21 January, 2019 enxhi.autor Aktualitet, Sociale

Nisma e suksesshme e Bashkisë së Tiranës, e cila u vjen në ndihmë qytetarëve për rikontruksionin e pallateve me “Fondin e Komuniteteve”, do të vijojë edhe gjatë 2019-s. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot në Njësinë 4, ku inspektoi restaurimin e fasadës së pallatit në Rr. “Myslym Alla”.

“Mezi pres që këtë frymë ta vazhdojmë edhe gjatë 2019-ës. Ne kemi miratuar sërish një fond për pallatet. Edhe për ata që kanë qenë ndoshta dyshues. Pallatet e tjera shohin një pallat që ka dalë në dritë dhe inkurajohen edhe ata. Më vjen mirë që pjesa më e madhe e komunitetit që kanë bashkëpunuar nuk janë bosa dhe pasanikë, janë edhe pensionistë, edhe nga komuniteti rom, egjiptian, edhe njerëz me mundësi të vogla ekonomike. Por, ku ka vullnet, ka gjithmonë një rrugëdalje”, tha Veliaj.

Falë projektit të Bashkisë, 45 familjet e këtij pallati të ndërtuar para viteve ’90 dhe ku nuk ishte vënë dorë prej vitesh, do të kenë kushte më të mira jetese. “Erdha ta shoh vetë se si edhe një lagje, edhe një komunitet, një bllok pallatesh që nuk e ka shtëpinë në qendër të Tiranës, arrin të organizohet dhe të transformojë realitetin e tij. Estetika, e bukura i ndryshon gjërat, e hijshmja, e pastra, e transformon një qytet, ndaj dua të falenderoj shumë administratorin që ka bërë të gjithë banorët bashkë”, tha ai, teksa ftoi që ky shembull të ndiqet edhe nga komunitetet e tjera.

b6ff347d-2b8f-47a1-aa30-53517e3a5ac2

“Unë i dëgjoj njerëzit kur thonë: ‘Është kollaj të bëhet në Bllok, se aty njerëzit kanë më shumë para’. Jo, kjo mund të ndodhë kudo. Mjafton pak bashkëpunim. Kam parë jo vetëm cilësinë e punimeve, por kam parë faktin se këtu është rritur edhe cilësia e bashkëjetesës në komunitet”, shtoi Veliaj.

Krahas përmirësimit të jetës së banorëve që jetojnë në këto pallate, ndërhyrja ka sjellë edhe përfitime ekonomike duke rritur vlerën e pronës dhe ulur faturat e energjisë.

9469e50e-922e-4127-a31c-d81eed56c5cc

“Sot ka më shumë vlerë shtëpia, sot është ulur fatura e energjisë elektrike që përdoret për ngrohje në këto ditë të ftohta. Besoj ia kemi parë hajrin këtij bashkëpunimi. Nëse ne shqiptarët bashkëpunojmë, mund të bëjmë mrekullira. Nëse harxhojmë kohë duke penguar njeri – tjetrin, nuk qullosim asgjë. Me qenë qytetar dhe kryeqytetas, nuk ka nevojë ta kesh adresën tek sheshi “Skënderbej”, por në çdo hapësirë ku tironsit bëhen bashkë dhe ku punojnë me qëllime të mira, në një drejtim të atyre që i kanë zgjedhur vetë, me ndihmën financiare të Bashkisë që mbështet atë që banorët ngrenë bashkë, mund të bëjmë mrekullira”, përfundoi kryebashkiaku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E DI SE NUK DO TË..."/ Boateng zyrtarizon kalimin te Barcelona me këto fjalë
Previous article GODITJE DËNIMI NË KUFI TË ZONËS/ Paqueta trondit shtyllën me një goditje rrufe (VIDEO)

enxhi.autor

Postime të ngjashme

DITA E 50 E PROTESTËS/ Qytetarët para Kryeministrisë, thirrja kryesore: Rama, jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 50 E PROTESTËS/ Qytetarët para Kryeministrisë, thirrja kryesore: Rama, jepe dorëheqjen

PROJEKTLIGJI PËR TURIZMIN/ Qeveria mund të pezullojë me VKM ndërtimet në sezon, gjobë deri në 2 mln lekë shkelësve Aktualitet

PROJEKTLIGJI PËR TURIZMIN/ Qeveria mund të pezullojë me VKM ndërtimet në sezon, gjobë deri në 2 mln lekë shkelësve

TEMPERATURAT E LARTA DHE TË SËMURËT KARDIAKË/ Mjekët: Shmangni vapën dhe mos ndërprisni terapinë Aktualitet

TEMPERATURAT E LARTA DHE TË SËMURËT KARDIAKË/ Mjekët: Shmangni vapën dhe mos ndërprisni terapinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT