• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RIHAPJA E SHBA-SË/ Trump akuza demokratëve: Po lëvizin ngadalë për qëllime politike, mos bëni lojra
Home
Nderkombetare

RIHAPJA E SHBA-SË/ Trump akuza demokratëve: Po lëvizin ngadalë për qëllime politike, mos bëni lojra

11 May, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Donald Trump akuzoi të hënën demokratët po ecin shumë ngadalë me planet për të rihapur shtetet duke lehtësuar masat e bllokimit si pasojë e koronavirusit për avantazh politik, por ai nuk ofroi asnjë provë për të mbështetur pohimet e tij.

Presidenti republikan, i cili kandidon për t’u rizgjedhur në nëntor, po punon për të rihapur ekonominë e gjymtuar me shpejtësi në kundërshtim me rekomandimet e ekspertëve të shëndetësisë për një qasje më të kujdesshme për të shmangur një rigjallërim të virusit, që deri më tani ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 80 mijë vetëve në Shtetet e Bashkuara.

Zoti Trump i ka inkurajuar shtetet të lehtësojnë kufizimet e vendosura për të zbutur përhapjen e koronavirusit. Të hënën, ai shënjestroi shtetin që konsiderohet si fushe-betejë në garën zgjedhore, atë të Pensilvanisë, ku guvernatori është demokrat, zoti Tom Wolf.

“Njerëzit e jashtëzakonshëm të Pensilvanisë duan tashmë lirinë e tyre dhe janë plotësisht të vetëdijshëm për atë që kjo gjë nënkupton. Demokratët po lëvizin ngadalë, në të gjithë SHBA për qëllime politike. Po të ishte në dorë të tyre ata do të prisnin deri më 3 nëntor. Mos bëni lojra politike. Qëndroni të sigurt e lëvizni me shpejtësi“, shkruante zoti Trump në një postim në Twitter.

Disa nga shtetet më të goditura nga shpërthimi i koronavirusit që ka infektuar më shumë se 1.3 milionë vetë në mbarë vendin, udhëhiqen nga guvernatorë demokratë, përfshirë Nju Jorkun dhe Miçiganin, të dyja këto shtete të rëndësishme për zgjedhjet e 3 nëntorit mes zotit Trump dhe kandidatit presidencial demokrat Joe Biden. Zoti Trump ka inkurajuar rihapjet me postime në tweeter, duke u bërë thirrje njerëzve të “çlirojnë” shtetet e tyre, duke nxitur protesta në të gjithë vendin, përfshirë tubime të mëdha në kryeqytetin e Miçiganit, Lansing.

Politizimi i krizës shëndetësore po luhet edhe në nivel lokal, ndërsa demokratët dhe republikanët po përplasen rreth planeve për rihapjen e ekonomisë. Në Pensilvani, media njoftoi se disa lokalitete gjatë fundjavës i kërkuan guvernatorit që t’i vendosë rajonet e tyre në listën e atyre që do të rihapen. Zyrtarët e qytezës Lancaster i dërguan zotit Wolf një letër të shtunën duke e njoftuar atë se synojnë të bëjnë përpara me planet për t’u rihapur më 15 maj, përpara afatit që ka përcaktuar guvernatori për këtë zonë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MEDIA PRANË OPOZITËS AKUZA PËR VJEDHJE TË DHËNASH TEK E-ALBANIA/ AKSHI reagon dhe e nxjerr blof: Ja e vërteta
Previous article E BUJSHME/ Kumbulla, talenti që i ka bërë të gjithë për vete. Ja si e refuzoi Juventusin

s.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT