• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RIHAPJA E “HAVANËS”/ Braçe çon për “hetim” tre gjyqtarë: Liruan ushqimet e skaduara që bllokoi AKU
Home
Politikë

RIHAPJA E “HAVANËS”/ Braçe çon për “hetim” tre gjyqtarë: Liruan ushqimet e skaduara që bllokoi AKU

27 August, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Zv kryeministri Erjon Brace ka lajmeruar sot se emrat e tre gjyqtareve ne Tirane, Vlore e Gjirokaster jane derguar ne zyren e Ministres se Drejtesise, KLGJ dhe organeve te vetingut, pasi kane vendosur ne kundershtim me vendimet e marra nga qeveria ne aksionin kunder informalitetit.

“I jam drejtuar me dosje të posacme ministres së drejtësisë, KLGJ dhe OMN, KPK, për tre gjyqtarë, një prej gjyqtarëve të Tiranës, ne gjykaten administrative, për një cështje që ka marrë në shqyrtim e ka vendour në kundershtim me vendimin e marre nga qeveria.

Gjykatës të Vlorës që kanë vendosur brenda një minute dhe natyrisht jashtë kopetencës së tij lëndore dhe një gjykates të Gjirokastrës që sic jeni edhe në dijeni ka liruar nga bllokimi 7 ton ushqime të bllokuara nga AKU që ishin jashtë afatit të skadencës që ishin me muaj e me vite. Keto institucione të kenë në vëmendje veprimtarinë e këtyre gjyqtarëve që këto cështjë të jenë pjesë e diskutimit”, tha Brace.

Më tej ai zbuloi se tani aksioni do të ndalet te konsumatorët e mëdhenj të karburanteve në vend, ndërsa iu bëri thirrje atyre që deri në fund të shtatorit t’iu drejtohen organeve shtetërore dhe të çertifikojnë kapacitetet e depozitave të tyre.

“Jemi fokusuar në tregun e karburanteve, jemi ndalur te importuesit e mëdhenj. Jemi ndalur te prodhuesit e mëdhenj të karburanteve. Tani do ndalemi te konsumatorët e mëdhenj të karburanteve në vend. Janë ata që zënë gati 40-45% të konsumit të karburanteve në Shqipëri. Iu bëj thirrje konsumatorëve të mëdhenj dhe që kanë depozita në ambientet e kompanive të tyre dhe që i përdorin për furnizimin e mjeteve të tyre:

Që nga sot deri në fund të shtatorit secili prej tyre ka kohë t’i drejtohet organeve shtetërore, për të çertifikuar kapacitetet e depozitave të tyre sa më parë të jetë e mundur, më qëllim që të kemi informacion për kapacitetet e tyre. Ka dhe një kategori tjetër, që sjell në vëmendje faktin se nuk kanë depozita pranë kompanive të tyre, nuk konsumojnë naftë, por janë pjesë e tregtimit të karburanteve. Secili prej tyre do të jetë pjesë e hetimit të organeve tona fiskale dhe bashkë me të, për këtë paligjshmëri, do të mbajnë përgjegjësi edhe inspektorët që kanë lejuar këtë paligjshmëri”, tha Braçe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME NË MERKATO/ Në Paris po firmoset marrëveshja, klubi i ri Neymarit do të jetë...
Previous article 600 MILIONË EURO NË LOJË/ Ja befasitë që priten të ndodhin javën e fundit të merkatos

k.autor

Postime të ngjashme

"PRANIA BESNIKE"/ Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë Politikë

"PRANIA BESNIKE"/ Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bardhi: Drafti i PS, “puç kushtetues”! Shkel vendimin e Kushtetueses, vota jonë kundër Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bardhi: Drafti i PS, “puç kushtetues”! Shkel vendimin e Kushtetueses, vota jonë kundër

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bylykbashi prezanton draftin e PS: Rritje sa 2% e pagës së Presidentit Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bylykbashi prezanton draftin e PS: Rritje sa 2% e pagës së Presidentit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT