• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RIHAPJA E DOSJES PËR VRASJEN E AZEM HAJDARIT/ Kush janë TETË dëshmitarët që mund të “fundosin” Sali Berishën
Home
Shqipëri

RIHAPJA E DOSJES PËR VRASJEN E AZEM HAJDARIT/ Kush janë TETË dëshmitarët që mund të “fundosin” Sali Berishën

1 September, 2018 g.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Këtë fillimjave gjyqtarët rikthehen në punë.

Një nga dosjet që pritet më shumë interes, është ajo e Azem Hajdarit, për të cilën ka një kërkesë nga Izet Haxhia, për t’u rihapur.

Vendimi për hapjen apo jo të kësaj dosje, do të merret nga Gjykata e Apelit në Tiranë.

Në rast se dosja do të rihapet, për Sali Berishën do të ishte një problem i madh, pasi ka 8 dëshmitarë dhe disa prova të forta, që mund ta fundosin atë. Një ndër ta është Zenel Neza, ish-truproja i Azem Hajdarit, i cili u qëllua gjatë atentatit.

Ai ishte prezent kur ndodhi sulmi dhe është personazhi kryesor që ka parë në sy vrasësit. Madje Zenel Neza është personi i parë i cili pati kontakt me Berishën dhe ky i fundit i pëshpëriti në vesh kur ishte në spital.

Emër tjetër është Marjan Gryka. Edhe ky i fundit ka qenë truproja i Hajdarit. Në disa intervista ai ka akuzuar si vrasës të Hajdarit, ish-kryeministrin Berisha.

Emra të tjera që kanë qenë në të njëjtën linjë janë Jaho Mulosmani dhe vëllezërit e Izet Haxhisë, Ismet Haxhia, Isamedin Haxhia, të dënuar si autorë të ngjarjes.

Ata e kanë mohuar krimin dhe po ashtu kanë akuzuar Berishën.

Grupit i bashkohet Fatos Klosi, ish-kreu i SHISH, që po ashtu pretendon se Berisha ka gisht në ngjarje. Një tjetër emër është Ylli Rakipi, gazetari i cili ka qenë prezent në rrëfimin që Zenel Neza ka dhënë para Berishës në spital. Rakipi e ka regjistruar bisedën, por nuk dihet se ku ajo ka përfunduar.

Tjetër emër është Astrit Muldaka. Ai është dëshmitar i penduar i ngjarjes, pasi akuzohet se ka qenë pjesë e atentatit dhe ka qenë ai që ka siguruar makinën me të cilën lëvizën atentatorët.

Ndërkohë, janë dhe 3 prova të reja që mund të ndryshojnë situatën, shkruan Sot. I pari është ditari i Perikli Tetës. Asnjëherë nuk është përdorur në gjykatë ajo se çfarë thuhet aty.

Së dyti janë tabulatet telefonike të personave rreth ngjarjes. Haxhia pretendon se falë këtyre tabulateve është shumë e thjeshtë të vërtetohet me kë ka folur Hajdari dhe Berisha.

Prova e tretë është regjistrimi i bisedës me diktofon i gazetarit Ylli Rakipi në momentin që i shkuan së bashku me Sali Berishën të plagosurit rëndë Zenel Neza, në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SALVINI MESAZH BRUKSELIT/ Emigrantët do të shkojnë në Shqipëri, doni apo nuk doni ju
Previous article Zvicra publikon listën për ndeshjet e muajit shtator, katër shqiptarë të grumbulluar, por mungon Behrami dhe Xhemaili

g.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT