• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RIHANNA mbush 30 vjeç dhe 10 arsye pse i duhet universit! (FOTO)
Home
Jetë

RIHANNA mbush 30 vjeç dhe 10 arsye pse i duhet universit! (FOTO)

20 February, 2018 Ina.Autor Jetë

Rihanna i dha lamtumirën të 20-ave me mënyrën më fantastike të mundshme. Para se të mbushte 30 vjeç, ‘vajza e keqe’ RiRi festoi e veshur kështu: syze dielli, vathë metalikë, buzë të kuqe dhe me një bluzë ku shkruhej ‘E urrej Rihanna-n. Mos i besoni askujt nën 30 vjeç’.

Ylli i muzikës lindi në Barbados, një vend me det dhe plazhe fantastike në 20 shkurt 1988. Kur Rihanna festoi 20-vjetorin, Barbados pati festë zyrtare në nder të lindjes së njeriut më të famshëm të atij vendi, një ndër personat që ka bërë revolucion në historinë e muzikës moderne, duke korrur kaq sukses pa kaluar ende të 30-at. Ja disa nga rastet që na kujtojnë të gjithëve se Rihanna është unike dhe i duhet universit:

1. Rihanna arriti të kishte sukses edhe pse fëmijëria e saj ishte shkatërruar nga varësia e babait nga kokaina dhe alkooli.

2. Ajo u rendit 2 herë në krye të klasifikimeve Billboard në vetëm 8 ditë me albumin “Anti”, gjë që nuk kishte ndodhur më parë.

3. Ka fituar deri më sot 9 çmime Grammy, 12 “Billboard Music Awards”, 12 “American Music Awards”, 6 “MTV Video Music Awards” etj dhe këngët e saj janë kthyer në hit që në ditën e parë që janë publikuar.

4. Të gjithëve na kujtohet marrëdhënia me Chris Brown dhe dhuna e ushtruar nga ai gjatë një konflikti. Fytyra e përgjakur e Rihanna-s qarkulloi kudo, dhe kur të gjithë prisnim një shpërthim të këngëtares kundrejt Chris-it, asgjë nuk ndodhi. Ajo e fali atë kohë më pas, madje realizuan edhe bashkëpunime.

5. “Unfaithful”, “Rude Boy”, “Disturbia”, “Man Down”, “Umbrella”, “We Found Love” dhe së fundmi “Wild Thoughts” janë dëshmi se Rihanna i duhet muzikës, ndryshe nuk dimë se me cilat këngë do fiksohemi dimër e verë.

6. Përveç punës me shoqatat e bamirësisë, gjatë vitit të kaluar, Rihanna u takua me presidentin francez Emmanuel Macron për të diskutuar mbi punën e saj në lidhje me përhapjen e arsimit në botë. Sa shumë kujdeset kjo vajzë!

7. Asgjë nuk është në rregull, derisa ajo thotë të kundërtën! Ju kujtohet kur kthehu në modë çorapet? Askush s’e dinte se në sirtarë mbanim kaq aksesorë mode.

A ka ndonjë ngjyrë flokësh që nuk i shkon kësaj vajze? Nëse do një model apo ngjyrë të re, hidhi një sy profilit të Rihanna-s.

Kush e harroi veshjen e saj në festivalin “Coachella”, më të përfolurën e të gjitha kohërave?

8. Jo vetëm në muzikë, por edhe industrinë e këpucëve ylli i muzikës ka stilin e saj! Fenty dhe Puma realizuan atletet që ajo kishte ëndërruar gjithmonë. Të stiluara nga Rihanna, askush nuk mundi t’i rezistonte!

9. Linja e produkteve kozmetike “Fenty” shiti 5 herë më shumë se Kylie Jenner, dhe ajo duket se është gati t’i rimarrë perandorinë Kardashian-ëve.

10. Me cilin yll do qeshnim më shumë se me Rihannën? Fustani i Met Gala u bë meme dhe qarkulloi në internet për ditë të tëra.

Burimi: The Cut

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEN ANDONI/ Nuk i duam vetë investimet e huaja?!
Previous article ASTRIT PATOZI/ Atëherë kur nuk mund ta dinim…

Ina.Autor

Postime të ngjashme

KINEMAJA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT” Jetë

KINEMAJA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT”

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine Jetë

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet Jetë

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT