Gjatë gjithë ditës së djeshme në të 92 e KZAZ-të e vendit është vijuar numërimi i votave të kandidatëve. Në disa Qarqe madje numërimi ka ecur me ritme shumë të mira, ndërkohë që është ndërprerë mbrëmjen e djeshme në orën 24:00 për tu rifilluar sot në orën 9:00.
Këto janë zgjedhjet e para, ku votuesi ka pasur mundësi për të votuar edhe për kandidatin, jo vetëm për partinë. Me anë të këtij ndryshimi, është bërë i mundur që lista e kandidatëve të renditura nga kryetari i partisë, të ndryshojë në varësi të votave të marra
.Një tjetër detaj interesant është fakti që tashmë Kryeministri Rama, i renditur i 8 në listën e Qarkut Vlorë tashmë e ka kaluar herësin me një numër shumë të madh votash, 10660.