• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RIFILLOJNË PUNIMET VORË-URA E DAJLANIT/ Qarkullimi bllokohet nga sonte në 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit! ARRSH: Përdorni rrugë alternative
Home
Aktualitet
Kronikë

RIFILLOJNË PUNIMET VORË-URA E DAJLANIT/ Qarkullimi bllokohet nga sonte në 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit! ARRSH: Përdorni rrugë alternative

14 October, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Punimet për aksin Vorë-Ura e Dajlanit do të rinisin sërish. Pas kaosit që u krijua me trafikun, ARRSH, ka vendosur që punimet që mos realizohet gjatë ditës, por do të ndërhyhet në fashën orare 23:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Kjo situatë vjen pasi për shkak të punimeve për aksin Vorë-Ura e Dajlanit u krijua një trafik kilometrik dhe drejtuesit e mjeteve qëndruan të bllokuar për orë të tëra në radhët kilometrike.

Punimet për riparimin total të këtij aksi pritet që të zgjasin të paktën 2 javë. Pasi, në çdo segment që do të ndërhyhet për riparimin e asfaltit, punimet do zgjasin 1 deri në 2 ditë. Përkatësisht do të ketë bllokim në akset, Vorë-Maminas, Maminas-Sukth, Sukth-Fllakë, Fllakë-Mbikalimi i Shkozetit, Mbikalimi i Shkozetit-Ura e Dajlanit.

ARRSH i bën thirrje drejtuesve që të përdorin rrugën alternative, Vorë – Maminas – Katër rrugët e Shijakut – Durrës.

“Të gjithë përdoruesit e kësaj rruge, në oraret e mësipërme duhet të kalojnë në rrugën alternative: Vorë – Maminas – Katër rrugët e Shijakut – Durrës. Pas përfundimit të punimeve në krahun Vorë-Durrës, do të vijojë puna edhe në krahun tjetër Ura e Dajlanit – Vorë, sipas të njëjtave segmente dhe kohëzgjatje. Ndërhyrja në këtë aks rrugor është e domosdoshme për rehabilitimin e tij, ndaj ARRSH kërkon edhe një herë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe i fton të zgjedhin rrugët alternative për të lehtësuar këtë proces rehabilitimi”, njoftoi ARRSH.

Akset që preken nga punimet
Vorë-Maminas
Maminas-Sukth
Sukth-Fllakë
Fllakë-Mbikalimi i Shkozetit,
Mbikalimi i Shkozetit-Ura e Dajlanit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTIMI I METËS/ Dumani: Linte shumë për të dëshiruar, por nuk jemi ne përgjegjës
Previous article MBYLLET 4:2/ Spektakël kuqezi, Shqipëria dëfrehet ndaj Jordanisë, fiton me permbysje në miqësore

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës Aktualitet

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT