• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Richard Haass: 6 librat për të kuptuar politikën globale
Home
Kulturë

Richard Haass: 6 librat për të kuptuar politikën globale

5 November, 2017 xhesi.editor Kulturë

Haass është president i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe ka shërbyer në administratën e Presidentëve Carter, Reagan, si dhe dy Bushëve. Më poshtë, ai ndan librat që kanë formuar pikëpamjen e tij mbi botën:

“Shoqëria Anarkike: Një Studim i Rendit në Politikën Botërore” nga Hedley Bull

E kam njohur Hedleyn në vitet 1970 në Oksford. Siç sugjeron titulli i librit të tij të vitit 1977, ai argumenton se gjendja e botës mund të kuptohet si një ekuilibër mes forcave të anarkisë dhe rendit shoqëror. Ky libër formësoi mendimin tim, më shumë se cilido tjetër.

“Një Botë e Rikthyer: Meterniku, Kastelrej dhe problemet e paqes, 1812-22”, nga Henry Kissinger

Kissinger është një studiues i shkëlqyer i kohës sonë. Libri i tij i vitit 1957, “Një histori e Kongresit të Vienës në fillim të shekullit të 19-të dhe pasojat e tij”, nisi si dizertacion i Kissingerit në Harvard. Ai është i mbushur me portrete personazhesh të mprehtë, si dhe shumë urtësi të përgjithshme.

“Kulla e Krenarisë: Një Portret i Botës Para Luftës, 1890-1914” nga Barbara W. Tuchman

Tuchman është një nga historianet më të njohura të shekullit të 20-të. Unë zgjodha librin e saj të vitit 1966, një koleksion prej tetë esesh, mbi peizazhin politik dhe kulturor të Evropës në prag të Luftës së Parë Botërore, sepse ai më bëri që të kapem fort pas leximit të historisë.

“Amerikani i heshtur”, nga Graham Greene

I botuar së pari në vitin 1955, menjëherë pas rënies së sundimit kolonial në Azinë Juglindore, ky roman ishte i saktë tek sugjeronte pse dhe si Shtetet e Bashkuara do të dështonin në Vietnam. Duke e lexuar atë, mësova se letërsia e mirë artistike, ka aq shumë mësime për t’i dhënë letërsisë artistike.

“I pranishëm në Krijim: Vitet e mia në Departamentin e Shtetit” nga Dean Acheson

Acheson u betua se kurrë nuk do të shkruante për kohën e tij si Sekretari i Shtetit i Harry Trumanit, duke thënë se do të kthehej pashmangshmërisht në një ushtrim vetëjustifikimi. Ai e shkeli premtimin e tij në 1969 me këtë libër të shkëlqyer, fitues i Pulitzer Prize, i cili mbulon atë që është ndoshta periudha më krijuese e politikës së jashtme moderne amerikane.

“Të mendosh në kohë: Përdorimi i Historisë nga Vendim-Marrësit”, nga Richard E. Neustadt dhe Ernest R. May

Shkruar tre dekada më parë nga dy prej kolegëve të mi të Harvardit, ky libër nxjerr mësime nga sukseset dhe gafat e Amerikës në skenën botërore. Duhet të jetë lexim i domosdoshëm, për këdo që mendon ose praktikon politikën e jashtme.

* Libri më i fundit i Richard Haas është “Një botë në trazirë: Politika e jashtme amerikane dhe kriza e rendit botëror” / Në shqip nga bota.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tragjedia në Teksas/ Reagon Trump: Po monitoroj situatën nga Japonia
Previous article Rrëfen këngëtarja, ja e vërteta e frikshme e buzëve të fryra

xhesi.editor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT