• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“REZYMEJA” E SEZONIT TURISTIN 2018/ Ministritë: Është bërë punë maksimale. Vitin tjetër akoma më tepër
Home
Media të Huaja

“REZYMEJA” E SEZONIT TURISTIN 2018/ Ministritë: Është bërë punë maksimale. Vitin tjetër akoma më tepër

2 September, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi në analizën për sezonin turistik në qytetin e Vlorës u shpreh, se Vlora është një nga destinacionet më të kompletuar për sa i përket turizmit, falë investimeve publiket të cilat e kanë shndërruar të gjithë destinacionin e këtij qarku që nga fillimi dhe deri në fund, në Sarandë.

Në fjalën e tij, Klosi falënderoi kryetarët e bashkive, ku vlerësoi punën e Kryetarit të bashkisë Vlorë, i cili pa dyshim ka bërë një punë të mrekullueshme për aktivitetet kulturore, sportive e argëtuese të zhvilluara në këtë qytet.

Ai tha se “ne kemi patur aktivitete gjatë gjithë bregdetit, pra në atë që ne e quajmë tashmë Jugun e ri”.

Gjithashtu ai u shpreh se kemi bërë një punë shumë të madhe përsa i përket mjedisit për të ofruar në radhë të parë një destinacion të qetë dhe të sigurt. Për t’u përshëndetur janë edhe takimet dhe mbledhjet e zhvilluara nga ana e Prefektit të Vlorës.

Ai u ndal te siguria në plazhe, ku foli rreth flotës së shpëtuesve të ujit, të cilët pranuan të zgjidhnin këtë profesion të ri.

“Sot vazhdojmë të jemi në një sezon të mbushur me turistë, me sezon të mbushur me pushues të huaj dhe vendas dhe kemi mbi 250 djem dhe vajza që janë vrojtues të plazhit, ne i konsiderojmë ata heronj, pasi realisht bëjnë vrojtimin dhe shpëtimin e jetës së pushuesve.

Vjet, në vitin 2017, ka patur 42 jetë të humbura gjatë sezonin turistik në plazhe në det e në të gjithë territorin, disa kanë ndodhur nga mjete lundruese, ajo që është edhe sot në kujtesën tonë jeta e humbur e një turisteje çeke nga një skaf mjet lundrues si dhe një jetë e humbur e një tjetre turisteje ruse nga një mjet shpejtësie në Ksamil, të dyja këto raste kanë ndodhur në qarkun e Vlorës. Këtë vit kemi patur vetëm 13 jetë të humbura, padyshim është një numër i konsiderueshëm, i cili na nxit që për vitin tjetër të disafishojmë numrin e vrojtuesve të plazhit”.

Në fund të fjalë së tij ministri, ftoi Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, i cili vlerësoi dhe i cilësoi heronj të vitit këtë skuadër të shpëtimit të përbërë nga djem dhe vajza, siç është Luçiano Marku nga Shëngjini, i cili shpëtoi dy vajza duke vënë në rrezik edhe jetën e tij.

Esmat Beqirin në Velipojë i cili shpëtoi një tjetër vajzë. Anold Memetaj nga Velipoja, Yber Xhidija nga Kavaja, Kristo Foras nga Hasa në Spille, i cili i shpëtoi jetën një burri, Xhoi Fyre në Vlorë, Andera Cenometaj, Vlorë, Ariel Lajmaj në Vlorë, Stamatea Zykaj në Vlorë, Qemal Micaj në Vlorë, si dhe Besnik Dushaj në Sarandë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Grezda zbulon detajet e transferimit të ekipi i Gerrardit, dhe dashurinë për SHQIPËRINË
Previous article SUPERLIGA/ Kukësi, Tirana e Teuta kërkojnë fitoren e parë sezonale për të ndjekur kryesuesit

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT