Prodhuesi i makinave “Opel” do të tërheqë 73.000 automjete “Diezel” në mbarë botën, për shkak se kanë rezultuar si prodhime “mashtruese”.
Autoriteti i transportit në Gjermani urdhëroi këtë të premte “një tërheqje të detyrueshme” për prodhimet “Opellnsignia”, “Cascada” dhe “Zafira”, pasi janë pikërisht këto makina që janë pajisur me një pajisje të paligjshme që u mundëson atyre të mashtrojnë testet e emisioneve rregullatore.
Një softuer i tillë është projektuar me qëllimin që automjetet të shfaqen më pak ndotëse gjatë testeve të kryera, sesa nga ç’janë në të vërtetë.