Në qarkun e Shkodrës janë numëruar 411 kutitë me fletët e votimit. Në listën e Shkodrës më i votuari në PD është Zef Hila me 5877 vota, ndjekur nga Bardh Spahia me 5852 vota i renditur i 7-i në listë, i cili pritet të thyejë herësin e listën fitues e për të hyrë në Kuvend. Pas tyre vjen Helidon Bushati 5368 vota. Nard Ndoka ka marrë vetëm 205.
Në listën e PS, e cila mori 3 mandate në Shkodër, më i votuari deri tani është Paulin Sterkaj me 6554 vota, i ndjekur nga Benet Beci me 5450 vota.
Ilir Beqaj i renditur i katërti në listë ka marrë 2858 vota duke rrezikuar të mos marri mandat, pasi Stërkaj dhe Beci të renditur i 2 dhe 3 kanë marrë 2-fishin e votave të tij. Ndërsa e para në listë është Edona Bilali e cila ka marrë 2306 vota por mund të zëvendësohet vetëm me një grua që ka më shumë vota se ajo dhe jo nga një burrë.
Partia e Tom Doshit PSD mori në Shkodër 2 mandate, ku më i votuari është vetë Doshi me 6279 vota preferenciale.
LSI siguroi vetëm një mandat dhe pritet që atë ta marrë i pari në listë Agron Çela, i cili ka marrë 2268 vota, ndërsa kandidatët e tjerë nuk kanë ende numrin e duhur të votave për të thyer herësin.
Në Shkodër ishte kandidate edhe Jozefina Topalli me partinë e saj të re Lëvizja për Ndryshim. Topalli nuk arriti të sigurojë mandatin për të hynë në kuvend, ndërsa deri tani ka marrë 571 vota preferencial, ndërsa kandidatët e tjerë në listë votat e tyre kanë një numër të papërfillshëm.


