• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rezultati i zgjedhjeve në Rusi / Ja kush pritet ta fitojë …
Home
Nderkombetare

Rezultati i zgjedhjeve në Rusi / Ja kush pritet ta fitojë …

19 March, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Në Rusi, rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale pritet të shpallen sonte, me fitues të sigurtë Presidentin Vladimir Putin.

Zgjedhjet, të cilat u përshkruan nga njëri prej shtatë rivalëve të zotit Putin si “të ndyra”, do ta zgjasë kohën e tij në pushtet deri në vitin 2024, kur ai të jetë 71 vjeç. Deri atëherë, ai do të ketë qëndruar në krye të vendit për gati një çerek shekulli.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rusi tha se zoti Putin pritet të marrë rreth 76.6 përqind të votave. Rivali më i afërt me të, kandidati komunist Pavel Grudinin, i cili pritet të marrë 11.9 përqind, u tha sot gazetarëve se zgjedhjet ishin “më të ndyrat të zhvilluara ndonjëherë”.

Në reagimin e tij të parë udhëheqësi i opozitës Alexei Navalny, i ndaluar të merrte pjesë në zgjedhje, tha në Twitter se “do të përpiqet përsëri vitin e ardhshëm”.

Ka pasur njoftime për qindra shkelje në qendrat e votimit, që zyrtarët e zgjedhjeve i minimizuan por thanë se po i hetonin.

Vëzhguesit ndërkombëtarë po e kritikojnë Rusinë se nuk garantoi një lojë të barabartë për konkurrentët në zgjedhjet presidenciale që i dhanë Putinit gjashtë vjet të tjera në Kremlin.

Udhëheqësit e misionit vëzhgues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë thanë të hënën se mbulimi i gjerë nga mediat shtetërore i aktiviteteve të Putinit i dha atij një avantazh të rëndësishëm mbi shtatë rivalët. Ata thanë se në zgjedhje nuk pati alternativa reale dhe se votimet u karakterizuan nga presione të padrejta ndaj zërave kritikë.

Sfidanti i vetëm i besueshëm i Putinit, blogeri dhe aktivisti Navalny, u ndalua të merrte pjesë për shkak të një vendimi gjykate që e shpallte atë fajtor për mashtrim, dhe që ai tha se ishte bërë qëllimisht për ta përjashtuar atë nga politika elektorale. Navalny dhe mbështetësit e tij thanë se kudo në Rusi, votuesit u sollën me autobusë në qendrat e votimit.

Zëvendëskryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i hodhi poshtë akuzat për parregullsi, dhe tha se “Nuk ka asnjë vend tjetër në botë me nivelin e transparencës që po demonstrojmë sot”.

Megjithatë, aktivistët publikuan në internet video që tregonin shkelje të hapura, duke përfshirë zyrtarë që mbushnin kutitë e votimit, ndërkohë që njerëzit prisnin me durim në radhë për të hedhur votën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Krizë mes çiftit? Gjërat nuk po shkojnë mirë për Butrintin dhe Kiarën
Previous article Mohamed Salah shënjestron rekordin e Ronaldo dhe Suarez…

k.autor

Postime të ngjashme

KRIZA E CEUTËS TRONDIT EUROPËN/ Por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet Botë

KRIZA E CEUTËS TRONDIT EUROPËN/ Por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

ZJARRET NË EVROPË/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll Botë

ZJARRET NË EVROPË/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

ALARMI NGA MINAT DETARE/ Turqia, Rumania dhe Bullgaria ndërhyjnë me plan të përbashkët Botë

ALARMI NGA MINAT DETARE/ Turqia, Rumania dhe Bullgaria ndërhyjnë me plan të përbashkët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT