• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REZULTATI I REFERENDUMIT/ NATO, SHBA, BE, thirrje Maqedonisë të vazhdojë procesin
Home
Rajon

REZULTATI I REFERENDUMIT/ NATO, SHBA, BE, thirrje Maqedonisë të vazhdojë procesin

1 October, 2018 Isa.Autor Rajon

Shtetet e Bashkuara e mirëpritën rezultatin e referendumit në Maqedoni, “në të cilin qytetarët shprehën mbështetjen e tyre për anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian (BE) duke pranuar Marrëveshjen e Prespës ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë”.

Në një deklaratë të zëdhënëses së Departamentit amerikan të shtetit, Heather Nauert, thuhet se “Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht zbatimin e plotë të marrëveshjes, e cila do të mundësojë që Maqedonia të marrë vendin që i takon me të drejtë në NATO dhe BE, duke kontribuar në qëndrueshmërinë, sigurinë dhe përparimin rajonal”.

View image on Twitter

View image on Twitter

Ndërsa parlamenti i Maqedonisë tani fillon shqyrtimin e ndryshimeve kushtetuese, “ne u bëjmë thirrje udhëheqësve të ngrihen mbi politikat partiake dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi historike për të siguruar një të ardhme më të ndritur për vendin si pjesëmarrës i plotë në institucionet perëndimore”, thuhet në deklaratë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se dyert e Aleancës Veri-atlantike mbeten të hapura për Maqedoninë.

Në një një postim në rrjetin twitter ai mirëpriti “votën për, në referendumin në Maqedoni. U bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve dhe partive që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me përgjegjësi për të kapur këtë moment historik. Dera e NATO-s është e hapur, por të gjitha procedurat duhet të përmbushen”, shkroi ai.

Jens Stoltenberg

✔@jensstoltenberg

I welcome the yes vote in 🇲🇰 referendum. I urge all political leaders & parties to engage constructively & responsibly to seize this historic opportunity. #NATO’s door is open, but all national procedures have to be completed.

11:16 PM – Sep 30, 2018
  • 544

  • 443 people are talking about this

Twitter Ads info and privacy

Komisionari i BE-së për zgjerim, Johannes Hahn, përgëzoi ata “të cilët votuan sot në referendumin këshillëdhënës dhe i shfrytëzuan liritë e tyre demokratike. Me votën e rëndësishme për, është shprehur përkrahje e gjerë për Marrëveshjen e Prespës dhe ardhmërinë euroatlantike të vendit”, shkroi ai.

Johannes Hahn

✔@JHahnEU

Referendum in 🇲🇰: I congratulate those citizens who voted in today’s consultative referendum and made use of their democratic freedoms. With the very significant “yes” vote, there is broad support support to the #Prespa Agreement + to the country’s #Euroatlantic path. 1/2

8:49 PM – Sep 30, 2018 · Brussels, Belgium
  • 480

  • 530 people are talking about this

Twitter Ads info and privacy

PJESËMARRJE E ULËT NË REFERENDUM

Kryeministri i Maqedonisë tha të dielën mbrëma se do të çojë në parlament çështjen e emrit të ri të vendit, ndonëse koalicioni i tij pranoi se referendumi dështoi të sigurojë një pjesëmarrje prej 50 për qind të votuesve që të quhej i suksesshëm.

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në referendum morën pjesë 36.79 për qind e votuesve dhe prej tyre, sipas rezultateve paraprake kur janë numëruar 97 për qind e votave, 91.37 për qind kanë votuar në favor të ndryshimit të emrit.

Kryeministri Zaev tash synon që çështja e emrit të kalojë në parlament përmes ndryshimeve kushtetuese, por për këtë nevojiten dy të tretat e votave të deputetëve, të cilat shumica parlamentare nuk i ka. Nëse nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese, atëherë kryeministri maqedonas, tha se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, në fund të muajit nëntor.

Ai tha se “marrëveshje më të mirë me Greqinë nuk ka dhe nuk mund të ketë. Anëtarësimi në NATO dhe Bashkim Evropian nuk ka dhe nuk mund të ketë alternativë. Të mos lajmë me ardhmërinë dhe Maqedoninë tonë”.

Pas mbylljes së kutive të votimit, u tha gazetarëve në Shkup se qytetarët realizuan një proces të qetë dhe demokratik të referendumit; se Maqedonia dhe qytetarët e saj dëshmuan se janë pjesë e familjes së shteteve dhe popujve evropianë.

 EMBED SHARE

Maqedoni, Kryeministri Zaev flet për rezultatin e referendumit
 EMBED SHARE

The code has been copied to your clipboard.

 
  • Facebook
  • Twitter

The URL has been copied to your clipboard

No media source currently available

0:000:01:380:00

“Ata votuan me dinjitet dhe të lirë. Secili qytetar që sot doli për të votuar solli vendimin e vetë sipas bindjes personale. Referendumi është mjeti më i lartë demokratik në të cilin dalin ata që votojnë. Vota e tyre është përfundimtare ndërsa vullneti i qytetarëve është i paluhatshëm dhe duhet të respektohet nga të gjithë. Në demokraci vendimet merren me anë të votimit. I uroj të gjithë qytetarët! Sot patën sukses për demokracinë dhe sukses për Maqedoninë evropiane”, tha zoti Zaev për të shtuar se “suksesi është i përbashkët i vendit tonë dhe i të gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh bojkotin e organizuar nga udhëheqësit e VMRO-DPMNE-së, natyrisht me përjashtime të shpeshta”.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeri, tha se BDI-ja që në fillim e ka thënë se “sot, qytetarët e vendit ia deleguan vendim-marrjen Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe deputetëve të zgjedhur në zgjedhje legjitime dhe demokratike. Vendimmarrja u takon institucioneve të vendit të zgjedhura në mënyrë legjitime dhe me kapacitet të plotë vendim-marrës. Ne jemi të zgjedhur që të marrim vendime të rëndësishme, vendime të guximshme, e jo të kalkulojmë për zgjedhjet e ardhshme dhe mandatin e ardhshëm”, ka theksuar zoti Ahmeti.

Ndërkohë, kryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickovski e quajti dështim referendumin ku qytetarët e Maqedonisë dolën fitimtarë, sipas tij.

“Është i qartë disponimi i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Këtë betejë e fituan ata. Referendumi nuk pati sukses. Kjo është humbje e madhe për Zaevin dhe qeverinë e tij”, tha Mickovski në një konferencë për media, ndërkohë që porositi kryeministrin maqedonas të largohet nga posti dhe të shkojë, siç u shpreh, “në pension afatgjatë”. Ai tha se ka pasur mbushje të paligjshme të kutive të votimit në komunat e Sarajit e Butelit në Shkup dhe në Strugë. Mickovski vlerëson se qeveria e zotit Zaev u delegjitimua.

Grupe të kundërshtarëve të ndryshimit të emrit manifestuan para parlamentit të Maqedonisë.

Struktura kundër referendumit dhe ato pro ruse nuk kanë pushuar përpjekjet gjatë fushatës për t’i bindur maqedonasit që ta bojkotojnë atë.

Koalicioni “PËR Maqedoninë evropiane”, ku bëjnë pjesë partitë e pushtetit shpresonte në një referendum të suksesshëm për t’i hapur rrugën vendit drejt integrimit euro-atlantik.

Opozita maqedonase e drejtuar nga VMRO-DPMNE, e cila e kundërshton marrëveshjen me Greqinë, ndonëse nuk bëri thirrje publike për bojkotimin e referendumit, në mënyrë të tërthortë ua pati bërë me dije përkrahësve të saj se referendumi bëhej në dëm të interesave shtetërore dhe kombëtare maqedonase.

Votimet e së dielës u ndoqën nga një numër i madh vëzhguesish vendas e ndërkombëtarë.

Ambasadori Jan Petersen, shef i misionit të vëzhguesve të Zyrës për Institucione Demokratike – ODIHR, tha se “njëqind ekipe në terren, është një numër i përshtatshëm për përfundimet mbi materialet statistikore”. Misioni pritet që të hënën të bëjë vlerësimet e para për procesin e së dielës.

Ndonëse janë regjistruar disa incidente si një sulm ndaj policëve në një qendër votimi në Shkup dhe kërcënime ndaj votuesve, autoritetet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve thanë se parregullsitë e raportuara janë të vogla dhe joserioze për të prishur procesin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIMI TRUMP- TRUDEAU/ Marrëveshje e re tregtare SHBA - Kanada
Previous article PLAS SHERRI/ Britaniku provokon kampionin e botës, konferenca për shtyp u bë "LUFTË" (VIDEO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit Rajon

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne Rajon

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT