• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REZULTATET NGA TURIZMI: Korriku kaloi pragun e “1 milion” pasagjerëve. Muaji gusht drejt rritjes
Home
Media të Huaja

REZULTATET NGA TURIZMI: Korriku kaloi pragun e “1 milion” pasagjerëve. Muaji gusht drejt rritjes

24 August, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Numri i vizitorëve të huaj në Shqipëri kaloi pragun e një milionëve gjatë muajit korrik. Sipas Institutit të Statistikave, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, numri i shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë u rrit me 19%. Për të gjithë shtatëmujorin e parë të vitit, Shqipërinë e vizituan 2.95 milionë shtetas të huaj, në rritje me 12.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Përkundrejt perceptimeve se numri i turistëve nga Kosova është në rënie, shifrat e korrikut treguan një rritje me 16% të vizitorëve kosovarë. Kosova vazhdon të dominojë numrin e vizitorëve nga jashtë në Shqipëri me 911 mijë në shtatë muaj. Përgjithësisht, vizitorët prej vendeve fqinje vazhdojnë të dominojnë turizmin hyrës në Shqipëri, me 75% të totalit. Megjithatë, vizitat nga vendet fqinje, në një pjesë të madhe lidhen me qëllime pune apo biznesi, më shumë sesa me turizëm të mirëfilltë.

Rritje të ndjeshme, edhe gjatë këtij viti, ka regjistruar numri i vizitorëve nga Polonia, me 33% dhe nga Gjermania, me 18%. Ndërkohë, vizitat e shqiptarëve jashtë shtetit pësuan rënie gjatë muajit korrik, me 6% më shumë krahasuar me një vit më parë. Në shtatë muajt e parë të vitit, shqiptarët kanë kryer 2.86 milionë dalje jashtë vendit, në rritje me 3.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EFEKTI "TURIZËM"/ Shifrat: Hotelet rrisin çmimet me 4 përqind. Shërbimet më cilësore
Previous article TARIFAT E INTERNETIT NË BALLKAN: Pas Serbisë, Shqipëria e dyta për çmime të lira

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT