• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
REZULTATET E ZGJEDHJEVE NË SHBA/ Biden pranë fitores: Beteja për Nevadën, Georginë, Arizonën dhe Pennsylvaninë…
Home
Sociale

REZULTATET E ZGJEDHJEVE NË SHBA/ Biden pranë fitores: Beteja për Nevadën, Georginë, Arizonën dhe Pennsylvaninë…

6 November, 2020 s.autor Aktualitet, Botë, Breaking News, Nderkombetare, Sociale

Presidenti Donald Trump të enjten vuri në pikëpyetje të gjithë zgjedhjet presidenciale, duke pretenduar se ishin manipuluar kundër tij nga fillimi në fund nga një komplot i gjerë, gjatë një deklaratë të jashtëzakonshme të Shtëpinë e Bardhë të cilën të paktën shtatë rrjete televizive e ndërprenë.

Tashmë 48 orë pas mbylljes së votimeve, Shtetet e Bashkuara ende nuk e dinë emrin e presidentit të tyre të ardhshëm . Për momentin, kandidatin demokrat Joe Biden e nxjerr përpara presidentit aktual, Donald Trump: sipas vlerësimit të Associated Press Biden ka shënuar 264 vota elektorale, kundër 214 nga Trump.

Sipas rrjeteve dhe mediave të tjera të mëdha amerikane, numri i votave është pak më i ulët për Biden: 253 në 214 . Arsyeja lidhet me shtetin e Arizonës. Edhe duke marrë parasysh këtë llogari më konservatore, Biden është padyshim më afër fitores së Trump, pasi të parit i mungojnë 17 vota elektorale kurse të dytit 56, për të arritur në kuotën vendimtare që është 270 votat elektorale.

Por me cilat kombinime do të fitojë Biden? Po Trump?

Biden mund të fitojë me 27 kombinime të ndryshme të shteteve: nga më të thjeshtat (fitorja vetëm në Pensilvani, e cila vlen 20 vota elektorale) te ato më të “kufizuarat” (me një humbje në Pensilvani, Xhorxhia, Karolinë të Veriut dhe fitore në Arizona dhe Nevada.

Trump ka vetëm 4 kombinime ende të hapura për të qëndruar në Shtëpinë e Bardhë. Neë York Times, përgjegjëse për këtë llogaritje, gjithashtu vëren se ekziston mundësia e një barazimi. Kjo ndodh nëse Trump fiton në Pensilvani, Karolinën e Veriut, Arizona dhe Nevada dhe Biden në Gjeorgji, të dy do të kishin 269 vota elektorale (dhe ky nuk është një skenar i pamundur, sipas shpejgimit dp ta kuptojmë përse).

Rezultatet në Nevada;

Biden është përpara me rreth 11,000 vota; 89% të votave u numëruan.

Rreth 190,000 fletëvotime ende nuk janë numëruar: 90 përqind e atyre fletëve të votimit vijnë nga Qarku Clark, ku Biden ka avantazh (dhe, sipas parashikimeve, kjo do të thotë që përparësia totale e kandidatit Demokrat duhet të rritet tani). Të gjitha votat e hedhura personalisht në ditën e zgjedhjeve janë numëruar tashmë por kanë mbetur vetëm votat me postë. Vota elektorale për tu fituar: 6

Rezultatet në Gjeorgji:

Trump është përpara, me vetëm 1,797 vota. Më pak se 16,000 vota kanë mbetur për t’u numëruar. Tre qarqe kanë pezulluar votimin, kësisoj numërimi, i cili duhet të kishte përfunduar në 6 të mëngjesit (me kohën italiane), pritet të përfundojë të premten.

Votat që mungojnë janë ato nga zona e Atlantës, të cilat duhet të jenë shumë të favorshme për Biden. Por votat gjithashtu duhet të numërohen, rreth 8,000, mbërritën në orët e fundit nga jashtë dhe nga ushtria, me të cilat Trump mund të rikuperojë. Trump kishte fituar në Gjeorgji me 5 pikë përqindje në 2016; asnjë kandidat demokrat nuk ka fituar këtu që nga viti 1992 (kur fitoi Bill Clinton).

Kur do të dalin rezultatet? Teorikisht edhe në natën Amerikane: por të paktën 4 qarqe do të rinisin numërimin nesër në mëngjes (me kohën Amerikane), që i bie nga dreka me kohën shqiptare. Votat elektorale për tu fituar: 16

Rezultatet në Arizona

Këtu është Biden, me rreth 46,000 vota; 90 për qind e fletëve të votimit janë numëruar në këtë moment. Megjithatë, të paktën 200,000 fletëvotime, të mbërritura me postë, nga qarku Maricopa mbeten për t’u numëruar. Rezultatet priten të përfundojnë rreth orës 5 dhe duhet të jenë në favor të Trump. Edhe nëse ato fletëvotime do të ishin në shumicë në favor të presidentit, është e pamundur që avantazhi i kandidatit demokrat të zhduket.

Rezultatet p[ritet të dalin jo para pasdites. Votat elektorale për tu fituar : 11

Rezultatet në Pensilvani;

Këtu, është Trump, me rreth 22 mijë vota. Sidoqoftë, fletët e votimit që mungojnë duhet të jenë në favor të demokratëve: dhe ato janë “qindra mijëra”, sipas autoriteteve shtetërore. Sipas Neë York Times , për të qenë të saktë, rreth 175 mijë vota kanë mbetur për t’u numëruar, mbi 58 mijë prej të cilave në Filadelfia: dhe në qarqet kryesore si Filadelfia, specifikon gazeta amerikane, operacionet e numërimit do të vazhdojnë tërë natën. Në rastin më të mirë rezultatet dalin pasdite. Votat elektorale për tu fituar : 20

Rezultatet në Karolinën e Veriut dhe Alaska

Ka dy shtete të tjera ku numërimi i votave nuk ka përfunduar ende: dhe ato janë Karolina e Veriut dhe Alaska. Sidoqoftë, nuk duhet të ketë surpriza: Trump duhet të fitojë në të dyja shtetet. Në Karolinën e Veriut, presidenti është përpara me 77,000 vota dhe Biden do të duhej të merrte dy të tretat e votave të mbetura për të arritur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS ARRESTIMIT TË THAÇIT NË HAGË/ Hoti mbledhje urgjente me ministrat që në mëngjes
Previous article "DASHURIA KA DASHURINË SI..."/ Dojna Mema kujton me këtë FOTO momentin e vyer të babait dhe mamasë

s.autor

Postime të ngjashme

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT