Sapo kanë përfunduar ndeshjet e Ligës së Kampioneve, të vlefshme për grupet E, F, G dhe H. Në të gjitha takimet pati gola, teksa u regjistruan disa rezultate surprizë.
Supersfida mes Tottenham dhe Real Madridit u mbyll me fitoren 3-1 të anglezëve, që duke përfituar nga barazimi i dortmundit, kualifikohen në raundin tjetër.
Edhe Manchester City fitoi sfidën e vështirë me Napolin, ndërsa Liverpool e pati të lehtë ndaj Mariborit.
Në tabelën e mëposhtme mund të shihni rezultatet e mbrëmjes së sotme të Championsit.