• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
“REZULATET POZITIVE TË…”/ Politika monetare, faktor stabiliteti në ekonomi
Home
Ekonomi

“REZULATET POZITIVE TË…”/ Politika monetare, faktor stabiliteti në ekonomi

15 June, 2019 k.autor Ekonomi

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mori pjesë në konferencën e 8-të të Bankës Qendrore Europiane për vendet e Europës Qendrore Lindore dhe Juglindore (EQLJL), me temë “Qëndrueshmëria ndaj zhvillimeve të pafavorshme globale? Reagimet e vendeve të EQLJL-së ndaj ndryshimeve në kontekstin tregtar dhe financiar”, mbajtur në Frankfurt, Gjermani.

E konceptuar në dy sesione dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të BQE-së, guvernatorëve të bankave qendrore të vendeve të EQLJL-së, si dhe ekspertëve të sektorit bankar dhe financiar, konferenca trajtoi sfidat e këtij rajoni në përgjigje të tronditjeve tregtare dhe reagimin e politikës monetare ndaj tronditjeve financiare.

Gjatë diskutimeve të konferencës, Guvernatori Sejko, në ndërhyrjen e tij mbi eksperiencën e Shqipërisë ndaj sfidave aktuale, theksoi se politika monetare është faktor stabiliteti në ekonomi dhe ka rëndësi në kreditimin e ekonomisë, si një proces i cili duhet mbështetur nga sektori bankar dhe më gjerë.

“Rezultatet pozitive të planit ndërinstitucional për uljen e kredive me probleme dhe konsolidimi i sektorit bankar janë faktorë të rëndësishëm që i japin frymëmarrjen e nevojshme ndërmjetësimit financiar të  ekonomisë. Megjithatë, përmirësimi i klimës së biznesit dhe vazhdimi i reformave strukturore përbëjnë parakushte të padiskutueshme për nxitjen e kreditimit të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm”, – u shpreh Sejko.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “JU VRAFTË ZOTI, JU ZËNTË BUKA E KALAMAJVE/ Rama komenton mallkimet e Neritan Cekës: Menduam se i kishim parë të gjitha…
Previous article "E DUAN SHQIPËRINË COPË"/ Rama: Nxorën budallenjtë në ballë për të vënë zjarrin, janë mos më keq

k.autor

Postime të ngjashme

KOMPESIM PËR TRANSPORTIN PUBLIK/ 50 lekë/litër karburanti për 5 muaj! Aplikimet hapen më 10 nëntor Ekonomi

KOMPESIM PËR TRANSPORTIN PUBLIK/ 50 lekë/litër karburanti për 5 muaj! Aplikimet hapen më 10 nëntor

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET/ Ja sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET/ Ja sa do të shiten nafta dhe benzina

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Sa do të shiten nafta dhe benzina Breaking News

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Sa do të shiten nafta dhe benzina

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT