• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REZOLUTA PËR SEBRENICËN/ Berisha: Po fshihni Millosheviçin dhe Vuçiçin (ambasadori boshnjak i regjistron fjalimin)
Home
Politikë

REZOLUTA PËR SEBRENICËN/ Berisha: Po fshihni Millosheviçin dhe Vuçiçin (ambasadori boshnjak i regjistron fjalimin)

7 July, 2022 F.autor Politikë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se teksti i rezolutës për gjenocidin serb në Srebrenicë është hartuar nga njerëz zemërthyer dhe me qëndrim të dyfishtë.

Duke folur në Kuvend ai tha se rezoluta nuk përmend as Millosheviçin dhe as Vuçiçin.

Fjalimi i Berishës është filmuar gjatë gjithë kohës nga ambasadori boshnjak në Tiranë, i cili është i pranishëm sot në Kuvend teksa diskutohet rezoluta për Srebrenicën.

Berisha: Sot vendi im mund të ishte kudo tjetër por jo në këtë Parlament i cili është një nga shkaqet më madhore të revoltës popullore që nis në shkallet e kryeministrisë dhe ndalet vetëm në rënien e regjimit të Ramës. Gjenocidi si forma më e rëndë e krimeve kundër njerëzimit nuk mund të mos më sillte mua këtu për të dënuar me forcën më të madhe barbarinë serbe ndaj popullit boshnjak.

Pasi refuzuar një rezolutë të paraqitur nga opozita një muaj më parë, ju sollët këtu një rezolutë e cila është një rezolutë e njerëzve zemërthyer, e njerëzve me qëndrim të dyfishtë. Nga njëra anë dënoni gjenocidin, por nga ana tjetër fshihni me qëllim ideologun, arkitektin e gjenocidit Sllobodan Millosheviç dhe sivllaun e Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç. Si mund ta bëni këtë kur në të gjitha mediat e botës ekziston deklarata në Parlament e Vuçiç i cili udhëzon dhe zotohet se për çdo serb të vrarë do të vriten 100 myslimanë. Vuçiç ka vetëm një vend dhe ai vend është Haga.

 

Ju flisni për vrasje në Kosovë dhe jo për gjenocid. Nuk keni qenë në gjendje as të merrni rezolutën e parlamentit europian. Kreu juaj është shndërruar në një vasal të Vuçiçit. Apo po ndiqni edhe ju Ballkanin e Hapur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTA SOT/ Spiropali: Uji yt ka sosur Sali, nga kati i dytë i Kryeministrisë do të kesh përballë…
Previous article DEBATI/ Protesta e opozitës, Spiropali përplaset me Tabakun në Parlament: Se ça bëj unë...

F.autor

Postime të ngjashme

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë! Politikë

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë!

INVESTIMET NË SAZAN DHE ZVËRNEC/ Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar Politikë

INVESTIMET NË SAZAN DHE ZVËRNEC/ Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT