• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rexhep Tayyip Erdogani i ka kërcënuar me pasoja SHBA për shkak të ndihmës për kurdët
Home
Europë

Rexhep Tayyip Erdogani i ka kërcënuar me pasoja SHBA për shkak të ndihmës për kurdët

14 February, 2018 luljetaautor Europë, Nderkombetare

Turqia ndodhet në kurs konfrontimi me SHBA. Presidenti Erdogan i ka paralajmëruar trupat e SHBA se do të marrin një “shuplakë osmane”, po të pengojnë një sulm të mundshëm ndaj kurdëve në Manbixh të Sirisë veriore.

Tensionet midis Turqisë dhe partnerit të NATO-s SHBA janë ashpërsuar. Para vizitës së ministrit të Jashtëm amerikan Rex Tillerson, Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan u drejtoi një paralajmërim trupave të SHBA të drejtuara në rajonin sirian Manbixh. Në një fjalim që mbajti para grupit parlamentar të partisë së tij AKP në Ankara, Erdogani tha se nëse ushtarët amerikanë do të pengojnë një sulm të mundshëm turk ndaj milicëve kurdë YPG në Manbixh të Sirisë veriore, do të marrin një “shuplakë osmane”.

Ministri i Jashtëm i SHBA, Tillerson do të vizitojë të enjten dhe të premten Ankaranë. “Natyrisht ne nuk do të hapim qëllimisht zjarr kundër tyre”, tha Erdogani mes duartrokitjesh. “Por ne shpallim që tani, që do të zhdukim nga faqja e dheut çdo terrorist që do të shohim – duke nisur nga ata që qëndrojnë drejtpërdrejt pranë tyre. Dhe atëherë ata do të pranojnë, se për ta do të kishte qenë më mirë, që të mos kishin qendruar pranë terroristëve, të cilëve ata u rrahin shpatullat”. Erdogani shtoi: “Është fare e qartë se ata që thonë se ne “do të reagojmë fort, po të na sulmoni” nuk kanë marrë në jetën e tyre ndonjë shuplakë osmane.”

Erdogani kundër planeve të buxhetit të SHBA

Erdogani kritikoi edhe mbështetjen nga amerikanët të milicisë kurde YPG: “Vendimi i aleatit tonë për ndihma financiare për YPG-në do të ndikojë sigurisht vendimet, që do të marrim ne.” Me këto fjalë Erdogani reagoi ndaj planeve të buxhetit të ministrisë së Mbrojtjes së SHBA, e cila parashikon 300 milionë dollarë për stërvitje dhe pajisje në Siri dhe 250 milionë dollarë për sigurimin e kufijve. Pas kësaj, mediet turke raportuan se gjithsej 550 milionë dollarët janë parashikuar në 2019-ën për milicët kurdë të YPG. YPG konsiderohet në aleatët më të rëndësishëm të SHBA në luftë kundër milicisë terroriste Shteti Islamik.

SHBA: jo plane për tërheqje ushtarësh nga Manbixhi

Ushtria turke nisi në 20 janar një ofensivë kundër YPG-së në rajonin e Sirisë Veriore Afrin. Erdogani ka kërcënuar disa herë se do të sulmojë pas kësaj YPG-në në Manbixh.

Qeveria e SHBA deklaroi se nuk ka plane që të tërheqë ushtarë nga Manbixhi. Javën e kaluar, dy oficerë të SHBA vizituan në mënyrë demonstrative forcat amerikane në qytet. Gazeta New York Times citoi gjeneralin e SHBA Paul Funk në një vizitë të trupave amerikane të stacionuara atje që tha duke pasur parasysh Turqinë: “Po të na sulmoni ne do të reagojmë ashpër. Do të mbrohemi.”

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Martin Schulz jep dorëheqjen si kryetar i SPD-së
Previous article Trëndafilat e SHEN VALENTINIT/ Tufat e jashtëzakonshme të shqiptarëve që kushtojnë sa qimet e kokës

luljetaautor

Postime të ngjashme

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT