Pajisja premton të sjellë stilin e jetesës teknologjike, duke iu mundësuar të ndërveproni me grafika kompjuterike, kur ajo vihet në funksion, transmeton lajmi.net.
Microsoft lansoi së pari syzet virtuale ‘HoloLens’ në vitin 2016, por teknologjia e ofruar në këto syze ka progresuar shpejtë.
Syzet e reja ‘HoloLens 2’, ndërkaq, kanë bërë një numër përmirësimesh, e më e rëndësishmja është saktësia e ndjekjes së lëvizjes së duarve.
Secili prej gishtërinjve tuaj mund të sinkronizohet dhe gjurmohet, kështu që ju mund të ndërveproni me grafikat e gjeneruara nga kompjuteri shumë saktësisht.
“Për herë të parë, do të keni ndjesinë e të prekurit një hologram, të ndërveprosh dhe të luash me të”, tha Alex Kipman, zbuluesi i kësaj pajisjeje, njëherësh edhe inxhinier në kompaninë Microsoft.
Microsoft është duke planifikuar të shesë syzet për 4.000 euro. Lansimi i pajisjes inovative pritet të jetë dispozicion më vonë këtë vit, në një përzgjedhje të vogël vendesh, në të cilat përfshihen edhe ShBA-të.


