“Menaxhimi i gabuar i pandemisë nga ana e qeverisë, ju kushtoi shumë shqiptarëve”. Kështu shprehet ish kreu i LSI-së Petrit Vasili në një video-mesazh në rrjetet sociale.
Sipas Vasilit mungesa e testimeve dhe përjashtimi i mjekut të familjes krijoi kaos, pasiguri dhe pasoja të tjera, katastrofike krejt të pajustifikuara.
“Menaxhimi teresisht i vonuar dhe i gabuar i Pandemise, qe ju kushtoi shume shqiptareve!
Fakte dhe analize e trajtimit te pandemise nga qeveria, e cila e neglizhoi, e nenvleftesoi ate.
Antistrategjia e qeverise pa testime dhe me perjashtimin e mjekut te familjes krijoi: kaos, pasiguri, panik, mosdhenie te ndihmes mjeksore te kualifikuar, kufizime te levizjes te gabuara e jo profesionale dhe pasoja ekonomike katastrofike krejt te pajustifikuara”, shprehet Vasili.


