• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
REVOLTOHET ME PIPERON DHE KALON/ Mjeku Erion Dasho: Mjaft se na morët më qafë, na hapni rrugën ne të rinjve
Home
Sociale

REVOLTOHET ME PIPERON DHE KALON/ Mjeku Erion Dasho: Mjaft se na morët më qafë, na hapni rrugën ne të rinjve

23 June, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Mjeku Erion Dasho ka reaguar i revoltuar me Komitetin e ngritur kundër koronavirusit, pas rasteve të reja me koronavirus.

Ai kërkon që t’iu hapin rrugën mjekëve të rinj si ai.

“Komiteti ynë i ekspertëve është një univers më vete. Ka një pjesë politike, me të cilën nuk ja vlen të merresh sepse nuk janë ekspertë, por politikanë. Pjesa “e urtë” është sa për dekor, është e ndërgjegjshme për këtë dhe prandaj “rri urtë”.

Pjesa dinjitoze (fatkeqësisht, në minorancë) i bën nder karriges ku është ulur. Dy përfaqësues të respektuar të kësaj minorance, këto ditë janë distancuar nga keqpërdorimi që i është bërë komitetit nga politika.

Pjesa gjithologe është pjesa më e dëmshme. Kjo pjesë është edhe infeksioniste, edhe epidemiologe, edhe imunologe, edhe njohëse e shëndetit publik. Sigurisht pa njohur asnjë nga këto shkenca ashtu siç duhet…

Gjithollogët bëjnë zhurmë, kërkojnë protagonizëm, debatojnë duke përdorur terma “shkencorë” (të cilët shpesh nuk i kuptojnë), ngrenë zërin, akuzojnë, kërcënojnë dhe prishin punë më shumë se gjithë të tjerët bashkë.

Së fundi, kanë nisur të ngjallin edhe panik (ndoshta të nxitur apo të joshur). Mësuan nga gjithollogët ndërkombëtarë se po të ngjallësh panik, ngjall edhe respekt…

Boll!!!

Mjaft dëm i sollët këtij vendi!

Bëni punën tuaj për të cilën paguheni sa nga shteti, sa nga projektet të cilat kanë 30 vjet që financohen, por akoma nuk kanë qullosur gjë.

Keni 30 vjet që ngrini sistem “survejance” dhe kur ky sistem lipset, nuk është gjëkundi.

Keni 30 vjet që “trajnoni” mjekë dhe infermierë dhe kur këta duhen nuk janë.

Keni 30 vjet që ngrini laboratorë, por kur këta laboratorë duhen, nuk jeni të gjëndje të testoni as sa vendet afrikane.

Më mirë, maft!

Hapni krahun dhe lini të rinjtë të bëjnë diçka!

Boll na morët më qafë”, shkruan ai.

Është interesant fakti se kur Komiteti vendosi izolimin e Shqipërisë, për të penguar përhapjen e koronavirusit, Dasho i quante të paaftë e kërkonte hapjen e vendit, pasi sipas tij, s’kishte rrezik infektimi.

Tani që vendi është hapur, sërish thotë se ata janë të paaftë, se po na infektojnë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "S'KA 15 KUSHTE PËR BISEDIMET"/ Taulant Balla: Mbështetja në PE duhet të na bëjë të ndihemi mirë, Shqipëria ka bërë hapa të vendosur
Previous article KULTIVUAN KANABIS NË PARKUN "PRIVAT" TË DELVINËS/ Arrestohet një nga autorët, në kërkim tjetri

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT