• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“REVOLTOHET” Edmond Budina: Më infektoi Rama, do të më vrasë dhe të më izolojë me sëmundjen e koronavirusit
Home
Sociale

“REVOLTOHET” Edmond Budina: Më infektoi Rama, do të më vrasë dhe të më izolojë me sëmundjen e koronavirusit

19 June, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Vëllezërit Budina, më shume se sa për vaktin që janë të infektuar me koronavirus, janë të shqetësuar përse është bërë publik ky lajm.

Gjë që sipas tyre, është bërë personalisht nga Edi Rama.

Pas Robertit, ka reaguar edhe Edmondi, që thotë se Rama ka edhe përgjegjësi për infektimin e tij.

Reagimi

Së pari dua të siguroj gjithë miqtë, shokët, të afërmit e simpatizantët, që më kanë bombarduar me mesazhe e telefonata, se gëzoj shëndet të plotë. Nuk kam as edhe një prej shenjave tipike të Covid-19, gjithsesi nuk kam të drejtë të paragjykoj rezultatin e testit, sepse mund të jem edhe bartës pa asnjë shenjë.

Ajo që më bën të dyshoj, është fakti i këmbënguljes nga ana e Institutit të Shëndetit Publik, për të bërë testin edhe pse nuk kisha shenja të dukshme, ndërkohë, që të tjerë persona pranë nesh, edhe pse me shenja të dukshme (temperaturë të lartë) që kërkonin të bënin testin, ju refuzohej me justifikime nga më të ndryshmet.

Ata të gjithë, më pas, kanë dalë negativë. Përmes të afërmish të përbashkët i kam dërguar fjalë dr. Silva Binos, që pavarësisht prej rezultatit të testit, negativ ose pozitiv, emri im dhe i Bertit të mos bëhej publik. Më garantuan që jo. Testin e kam bërë dje rreth orës 18.40. Sot në orën 08:51 më telefonojnë për të më pohuar se unë e Berti jemi pozitivë.

Pa kaluar as edhe një orë të gjitha mediat shpërndanë lajmin e infektimit tonë. Më e rënda është, që edhe Kryeministri Edi Rama, që duhet të jetë i pari në respektimin e Kushtetutës së vendit që drejton, bëri publikë emrat tanë. Ai ka detyrimin që publikisht të informojë opinionin se prej kujt e ka marrë lajmin. Prej institucioneve apo medias. Këtë çështje, unë do ta ndjek në rrugë ligjore, sepse ka të bëjë me shkeljen e të drejtave e lirive të njeriut.

Refuzoj në mënyrë kategorike hipokrizinë e atë keqardhje të shtirur, që gjoja i vjen keq e na uron shërim të shpejtë. Së pari, do ta besoja po të qe bërë privatisht. Së dyti, infektimi edhe nëse është i vërtetë e ka zanafillën në QSUT, ku halla jonë ishte e shtruar e për këtë fajin e ka kjo qeveri me këtë kryeministër. Së treti, dua të kujtoj 17 majin kur u dha urdhri e filloi shembja e Teatrit Kombëtar, ndërkohë që njerëzit ishin ende brenda, mes tyre edhe im vëlla, Roberti.

Ju tentuat t’i vrisnit e sot paturpësisht, thoni se Ju vjen keq e na uroni shërim të shpejtë! Pasi u përpoqët të na përçani me lloj-lloj intrigash e shpifjesh, tani kërkoni të na izoloni me histori sëmundjesh. Përpara se të kërkoni respektimin e rregullave dhe ligjeve nga qytetarët, zbatojini vetë i pari. E gjithë kjo ka vetëm një shpjegim; kjo qeveri, tashmë e ndërgjegjësuar dhe e frikësuar për krimin monstruoz, që ka kryer me shembjen e Teatrit Kombëtar, kërkon të frikësojë njerëzit dhe t’i ndalojë ata të protestojnë.

Mbështetja për kauzën e teatrit sa vjen e rritet. Pakënaqësia ndaj kësaj qeverisjeje, ku interesat e një grushti njerëzish të lidhur me mafien, janë mbi interesat kombëtare, është në vlim. Prandaj të gjithë kundërshtarë e opozitarë të këtij sekti duhet të bëhemi bashkë. Ne nuk e ulim kokën. Është koha për të reaguar e protestuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BRITANIA HAP SHKOLLAT NË SHTATOR/ Ekspertët kundër kryeministrit Johnson: Duhen më shumë mësues dhe salla studimi
Previous article MERO BAZE/ Një shfajësim që shton pasigurinë rreth protagonizmit të diplomatëve

F.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË ITALI/ E zuri nën vete dera metalike, humb jetën biznesmeni shqiptar! Po punonte në kantierin e ndërtimit kur… Aktualitet

E RËNDË NË ITALI/ E zuri nën vete dera metalike, humb jetën biznesmeni shqiptar! Po punonte në kantierin e ndërtimit kur…

PLANI I QEVERISË/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve Aktualitet

PLANI I QEVERISË/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve

4 MILIONË EURO DËM/ Joshnin viktimat me fitime fiktive, çmontohet rrjeti ndërkombëtar me call center, 7 në pranga! Bursat mashtruese në Tiranë furnizohen në Qipro e Izrael Aktualitet

4 MILIONË EURO DËM/ Joshnin viktimat me fitime fiktive, çmontohet rrjeti ndërkombëtar me call center, 7 në pranga! Bursat mashtruese në Tiranë furnizohen në Qipro e Izrael

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT