Nuk kanë të sosur komentet e qytetarëve në rrjetet sociale kundër ish Drejtoreshës së Drejtorisë Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, Rovena Gashi. Megjithëse lajmi për zbulimin e pronave të saj të padeklaruar, mbushi 10 ditë, e çuditshme është që në vend të harrohet, komentet dhe debati kundër saj, sa vjen dhe shtohet.
Shkak për këtë “revoltë të rrjetit” u bë zbulimi i skandalit të bujshëm të fshehjes së 16 pronave nga ana e saj, nëpërmjet një skeme të sofistikuar, e cila doli në dritë falë një investigimi profesional gazetaresk. Dokumentat dhe provat e pakontestueshme, nxorrën në dritë faktet skandaloze se ë emër të babait të saj, ajo i ka fshehur organeve të vettingut plot 16 pasuri të patudnshme.
Bëhet fjalë për një pallat të tërë në zonën më të shtrenjtë të plazhit të Durrësit, 14 apartamente në zonën e Shkëmbit të Kavajës, dy godinave të mëdha të tjera në Lagjen nr. 14 në Shkozet për biznese të mëdha dhe fasoneri, si edhe për toka, troje, etj. Vlera paraprake e këtyre aseteve, besohet se i kalon mbi 2 milionë eurot dhe pritet një vlerësim më i specifiki për të përcaktuar vlerën e tyre të saktë që mendohet se është shumë më e madhe.
Ndërkohë grupi i prokurorëve që po hetojnë zyrtarisht ish shefin e saj Kryeprokuror, Adriatik Llallën për “pastrim parash” po hetojnë edhe këto prona, sepse dyshojnë se një pjesë e tyre mund të jenë të ish shefit të Rovena Gashit.
Publikimi i këtyre fakteve dhe vënia në lëvizje e Prokurorisë për ti shkuar deri në fund të vërtetës rreth skandalit më të madh të zbuluar ndonjëherë në radhët e drejtuesve të sistemit të vjetër të drejtësisë shqiptare.
Lexojini disa nga komentet e qytetarëve:





