• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Revista e njohur “Islands” u sugjeron turistëve Tiranën: Kryeqyteti më i gjallë në Ballkan
Home
Sociale

Revista e njohur “Islands” u sugjeron turistëve Tiranën: Kryeqyteti më i gjallë në Ballkan

11 July, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Ngjyrat, muzetë dhe lokalet plot gjallëri e kanë kthyer Tiranën në një nga atraksionet kryesore për turistët europianë, e jo vetëm.

Pas prestigjiozeve “The Economist” dhe “The Guardian”, apo revistave të tjera me emër si “Vanity Fair”, “Vogue’, “L’Espresso” etj, revista e njohur në fushën e turizmit “Islands”, i ka kushtuar një artikull kryeqytetit shqiptar, duke e renditur atë krah kryeqendrave botërore më trendi të turizmit, si Tajlanda, Kuba apo ishulli i Balit.

Teksa e cilëson si një nga kryeqytetet më të gjalla të Ballkanit, “Islands” thekson se Tirana është një qytet vibrues, i ri dhe me plot me gjëra për të bërë dhe për të parë, aty ku të mërzitesh është e pamundur.

Tirana, qyteti që nuk fle kurrë…

Ngjyra, muze dhe lokale që të heqin trurin… Kështu i mirëpret vizitorët e saj Tirana. Shqipëria cilësohet si “Zbulimi i Vitit” dhe qëndron krah Kubës apo ishullit të Balit.

Një qytet vibrues, i ri dhe plot me gjëra për të bërë dhe për të parë, ku vështirë se mërzitesh ndonjëherë. Tirana është një nga kryeqytetet më të gjalla të Ballkanit.

Turi nuk mund të nisë nga ndonjë vend tjetër veç Sheshit “Skënderbej”, i rikonstruktuar së fundmi dhe kushtuar Heroit Kombëtar, i cili në vitet 1400 mbrojti Shqipërinë dhe Perëndimin nga sulmet e perandorisë Osmane.

Si për ironi të fatit, dy hapa larg statujës së Skënderbeut është xhamia e Et’hem Beut, më antikja në Tiranë, dhe një prej ndërtesave fetare më të rëndësishme.

Në shesh ndodhet edhe Opera, Biblioteka Kombëtare dhe Muzeu Historik, brenda të cilit ilustrohet historia e Shqipërisë, që nga Paleoliti e deri në Komunizëm.

Tirana është e pasur me Muze dhe Galeri Arti, të cilat ia vlen t’i përfshish në itinerarin e udhëtimit.

Nuk mund të humbisni as vizitën në Bunk’Art, e vendosur brenda një bunkeri anti-atomik, që ripërshkruan historinë moderne të qytetit, nga pushtimi italian e deri në rënien e komunizmit.

Pasi të hyni mirë në qytet, nuk mund të mos e bëni një shëtitje nga Blloku, lagja ku gjatë regjimit komunist mund të futeshin vetëm ata që kishin lidhje me nomenklaturën.

Sot Blloku, është vendi më “cool” në Tiranë, me bare dhe restorante.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ish kandidatja për zv/presidente në SHBA e thotë HAPUR: Kam rënë "PRE" e abuzimit të...
Previous article Gentian Zenelaj tregoi shkakun e sherrit me mikun e tij, Jul Deda i kundërpërgjigjet: Të gjitha janë...

g.autor

Postime të ngjashme

SHERR I DHUNSHËM NË KORÇË/ Goditet me sëpatë një person Aktualitet

SHERR I DHUNSHËM NË KORÇË/ Goditet me sëpatë një person

AKSIDENT NË DIVJAKË/ Makinat përplasen "kokë më kokë", rëndodhet trafiku drejt plazhit Aktualitet

AKSIDENT NË DIVJAKË/ Makinat përplasen "kokë më kokë", rëndodhet trafiku drejt plazhit

ZJARR NË ZONËN E TALES NË LEZHË/ Era përhap flakët, vështirësohet ndërhyrja nga terreni Aktualitet

ZJARR NË ZONËN E TALES NË LEZHË/ Era përhap flakët, vështirësohet ndërhyrja nga terreni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT