Një udhëtar francez, që i ra kryq e tërthor Shqipërisë më 1938, e mbyll kështu librin e tij të kujtimeve:
“Këtij vendi Zoti i ka falur gjithçka, por Shqipëria do bëhet shtet, kur të ketë rrugë.”
Ishe i njëti vit kur revista “The Sphere” shkruan:
“Shqipëria e ka kapërcyer epokën e zhvillimit të hekurudhave, por aeroporti i Tiranës gjallon nga avionët e udhëtarëve, shumica të administruar nga italianët, që ulen e ngrihen çdo ditë. Tani për tani, vendi nuk ka avionët e tij, por qeveria planifikon të blejë disa në të ardhmen e afërt.”
Pas revolucionit të qershorit 1924, sapo Zogu u rikthye në pushtet, i kushtoi rëndësi modernizimit të vendit. Më 1925, Shqipëria numëronte 4 linja të brendshme ajrore. Një shoqëri gjermane ofronte shërbimin për udhëtarët, me bileta që kushtonin 4 napola.
Në foton e parë është një reklamë e asaj kohe për fluturimet ajrore. Nga Tirana në Korçë udhëtimi me avion zgjaste 55 minuta!
Marrë nga: Alfred Pez@, blogu personal