Janë të rralla datat në Kalendarin Historik të Shqipërisë, që të prodhojnë aq shumë ngjarje të rëndësishme, sa 21 janari.
Më 1920
– Nisi punimet Kongresi i Lushnjes ku u miratua akti kushtetutes për pavarësinë e plotë të Shqipërisë.
– U shpall Tirana kryeqyteti i vendit.
– U themelua Parlamentarizmi shqiptar.
– U krijua Senati (Parlamenti i parë shqiptar), që më vonë do të quhej Këshilli Kombëtar, si organ legjislativ.
Më 1925
– U themelua Republika e Parë shqiptare me Ahmet Zogun President.
Më 2006
– U nda nga jeta, Ibrahim Rugova, Presidenti i Parë i Republikës së Kosovës.
Më 2011
– U vranë në bulevard përballë Kryeministrisë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda e Faik Myrtaj. Familjet e viktimave nuk kanë marë ende drejtësi.
Marrë nga Alfred Pez@, blogu personal