Kjo kartoline e rralle me ngjyra i perket vitit 1914 dhe eshte pjese e nje koleksioni me 42 “tablo” te Shqiperise se periudhes se Luftes I Boterore.
Kartolina mban dicituren “Shqiptaret” dhe 10 burrat e hipur ne nje anije qe lundron prane brigjeve, kane veshje te ndryshme: Nga kostumet popullore tradicionale shqiptare e deri tek ato mikse; “allaturka” dhe “allfrenga”.
Megjithese kishte kaluar pak kohe nga shpallja e pavaresise se Shqiperise, mbi kokat e tyre bien ne sy krahas “plisave” shqiptare, edhe “qylaf”-et osmane.
Johen Blanken nga Hamburgu, ia vuri ne dispozicion kete koleksion, studiuesit Robert Elsie.
Kartolinat jane prodhuar nga shtypshkronja gjermane “Purger & Co”, me seli në Mynih, e cila ka funksionuar mes viteve 1899-1920.
Ajo u bë e njohur për kartolina të hershme me ngjyra të shumë vendeve të Europës dhe të Mesdheut, përfshirë edhe Shqipërisë. Kartolinat u shtypën me anë të një procesi hromolitografik me tri ngjyra.
/Marrë nga Alfred Peza, blogu personal