Një nga humbjet më të mëdha të trashëgimisë së kulturës shqiptare, konsiderohet shkatërrimi i objekteve të kultit, nga regjimi komunist më 1967.
Nëse përgjatë shekujve kjo humbje ka ardhur për shkak të kohës, luftrave, grabitjeve e trafikimit, shkatërrimi i kishave, xhamive, teqeve dhe objekteve të tjera të ushtrimit të besimit fetar, është një krim shtetëror.
Deri në fillimin e çmendurisë kundër objekteve të kultit, në Shqipëri funksiononin 1536 të tilla, nga të cilat 294 kisha, xhami, teqe, etj ishin “Monumente Kulture”. Në fund mbijetuan vetëm 96 prej tyre.
Të dhënat kanë dalë nga një relacion i vitit 1967 hartuar në emër të ministrit të asaj kohe Thoma Deliana, e në mungesë të tij, është firmosur prej zv. ministrit të kulturës Hasan Duma.
Vala e shkatërrimeve ka zhdukur njëherë e përgjithmonë disa objekte unikale me vlera të papërsërtishme arkitekturore.
Në foto, është Katedralja e Shën Gjergjit në Korçë. Në ditët në vijim do ofrojmë foto të tjera të një shekulli më parë, në kujtim të vlerave tona të humbura e të munguara.
/Marrë nga Alfred Pez@, blogu personal


