Pak kush nga ata që ka lindur dhe është rritur në Shqipërinë e pas 1990, mund ta ketë dëgjuar apo ta dijë, kuptimin e fjalës: Nallane!
Dikur shapkat që mbajmë sot nëpër shtëpi, oborr, për të dalë ose në plazh, ishin prej druri në pjesën mbi të cilën qëndron shputa e këmbës.
Një rrip gome, i sajuar kryesisht nga gomat e vjetra të makinave apo kopertonat e biçikletave, shërbente si rrip. Në të dyja anët, ky rrip relativisht i trashë, lidhej me tabanin e drurit me anë të thumbave ose gozhdëve të vogla.
Në të djathtë të kësaj fotoje të shkrepur nga albanologu i njohur gjerman Wilfried Fiedler, duket një pirg me nallane, të ekspozuara mbi trotuar për tu shitur.
Kjo pamje i përket fillimeve të komunzimit në Shqipërinë e pas Luftës II Botërore, në vitet 1956-1959 kur profesor i njohur vizitoi tri herë Shqipërinë në kuadër të një ekspedite shkencore etnografike, organizuar nga Prof. Ramadan Sokoli.
/Marrë nga Alfred Peza blogu personal