Një nga aspektet më interesante të artit të fotografisë, është se mund të dëshmojë edhe evolucionin social- kulturor të një populli.
Thesari që bart Fototeka “Marubi” dhe disa koleksione të tjera të pionerëve të fotografisë shqiptare, të befasojnë jo rrallëherë me imazhet e tyre.
Kjo foto e ekspozuar para disa vitesh në një ekspozitë në Berlin, ngjalli interes. Dy burra pozojnë në Shkodër, mbi një tavolinë ngrënie “allafrënga”, duke mbajtur përpara nga një pjatë dhe në duar, në njërën thikën e në tjetrën, pirunin.
Në këtë periudhë, ishim ende prej 5 shekujsh nën sundimin osman dhe kultura e të ushqyerit ishte “alla turka”. Gjurmët e saj u trashëguan në Shqipëri deri disa dekada më parë, kur në zona të caktuara ushqimi servirej në sofra dhe konsumohej në enë të përbashkëta.
/Marrë nga Alfred Pez@, blogu personal


