Eshte nje nga portretet me te njohura ndoshta ne bote, e George Gordon Byron, veper e piktorit anglez Thomas Phillips.
Ne vitin 1809 Lord Bajron vizitoi Shqiperine, ku ndermori nje udhetim qe la mbresa të thella. Si kujtim ai mori një kostum tradicional shqiptar, me të cilin piktori Tomas Filips i ka bërë një portret.
Ky kostum ka një histori më të gjatë, per te cilin ka shkruar fillimisht me hollesi, studiuesi i njohur Prof. Dr. Ferid Hudhri. Aktualisht është i ekspozuar në Muzeun “Bowood Estates”, Angli.
Bajroni ka pasur një korrespondencë me Margaret Mercer Elfiston, të bijën e lord Keitit, dhe më 1814, ai i dhuroi asaj kostumin shqiptar duke i sugjeruar që ta përdorte si veshje balloje, pasi ishte i veçantë. Kostumi kaloi nën zotërimin e familjes Lansdoun dhe u rizbulua në vitin 1962.
Në një artikull të publikuar në Costume Society Journal në 1971, autori përshkruan emocionin që pati ndjerë kur kishte mbajtur në duar kostumin.
Pasi u shfaq në Muzeun e Kostumeve, në Bath, kostumi shqiptar ishte kthyer në Bowood për tu ekspozuar.
/Marrë nga Alfred Pez@ blogu personal