RETROSPEKTIVE/ 20
DURRËSI 105 vjet më parë, në një kartolinë me ngjyra
Kjo kartolinë e rrallë tregon një pamje interesante nga Durrësi i periudhës së Luftës I Botërore.
Ajo është pjesë e një koleksioni kartolinash me pamje nga qytetet e vieseve të ndryshme të Shqipërisë së viteve 1914-1918.
Studiuesi Robert Elsie që i publikoi i pari, thotë se janë krijuar nga shtypshkronja gjermane “Purger & Co”, si pjesë e një seriali botimesh të kësaj natyre nga shtetet e pellgut të Mesdheut dhe Ballkanit perendimor.
Pamja është fiksuar nga porti detar i qytetit dhe në të bie në sy (godina e parë majtas) Pallati i Princ Vidit që njihej ndryshe edhe si Konaku i Durrësit.
Konsiderohej si ndërtesa më e madhe në Shqipërinë e asaj kohe, me rreth 100 dhoma dhe ambjente të tjera ndihmëse, por që sot nuk ekziston më.