Qytetërimi dhe katoliçizmi, kishin hedhur rrënjët thellë, edhe në malet shqiptare, këu e gati njëmijë vjet më parë.
Sipas një studimi të botuar në revistën “Leka” në vitet ’40 të shekullit të kaluar, që në shek. XII-XIII, Mali i Oroshit është përmendur si një ndër qendrat kishtare më të rëndësishme të trojeve shqiptare.
Në studim përmenden shumë prona dhe një kështjellë e cila administrohej nga abacia benediktine e Shën Llezhdrit. Kaq mjafton për të kuptuar se kishim të bënim me një qendër të zhvilluar urbane, kulturore, politike, ekonomike e fetare
Abacia e Shën Llezhdrit ishte një vend nderimi e pelegrinazhesh për të krishterët e krahinës së Mirditës e më gjerë.
Kjo kryevepër e arkitekturës që duket në këtë foto, ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në proçeset historike e etnokulturore të saj. Kjo Abaci u bë pritëse e shumë kuvendeve krahinore dhe mbarë krahinore të Shqipërisë së sotme të veriut.
/Marrë nga Alfred Pez@, blogu personal