Historia e Shqipërisë ka folur shumë për luftrat, por pothuajse aspak për punën e shqiptarëve. Ndaj, duket pak e ndriçuar pjesa e arritjeve social- ekonomike, prodhimit, tregëtisë dhe trashëgimisë së kulturës.
Konsolidimi i shtetit dhe revolucioni industrial në Europë nxitën sipërmarrjet e reja moderne edhe në Shqipëri.
Në vjeshtën e 1925 në Korçë do të hapej e para fabrikë e prodhimit të trikotazheve, me teknologjinë më të përparuar të kohës.
Themeluesit ishin Ali Alizoti, i ardhur nga Greqia me familjen edhe ortaku i tij Nazima Ypi, daja i Asllan Rusit. Makineritë u blenë në Gjermani nga Nazima Ypi, i specializuar në këtë vend për tekstilet e trikotuara.
Produktet e prodhuara nisën të shiteshin në qytetet kryesore si Korçë, Tiranë, Vlorë, etj. Ky hap ndikoi edhe në emancipin e grave dhe vajzave shqiptare të asaj kohe.
Tradita e krijuar aty u ruajt deri vonë në Shqipëri.
/Marrë nga Alfred Peza blogu personal