Një prej mediave më të njohura ende sot në botë, befason me imazhet e saj arkivore, për Shqipërinë e rreth 100 viteve më parë.
Nën diçiturën “letërshkruesi publik” afrohet një copëz e rrallë pasqyre, ku kemi mundësi që të shohim një realitet sa të harruar e aq të panjohur për brezin e ri sot në vendin tonë.
Rrotull një tavolinë, burra me qeleshe dhe veshje tradicionale, kanë rrethuar të vetmin me veshje alla frënga dhe me borsalino në kokë.
Duket që është i vetmi me shkollë në këtë pamje, e që dinte shkrim e këndim, në një vend ku mbi 99% e popullsisë ishte ende analfabete dhe e sapo dalë nga 5 shekujt e pushtimit të gjatë osman.
Ai ishte “letërshkruesi publik”, që aftësinë e tij për të shkruar e lexuar e kishte me sa duket, profesion. Të tjerët i diktonin se çfarë e kujt tia niste letrën e tyre dhe kundrejt një shpërblimi, ata ndërlidheshin me të afërmit e largët.
“Letërshkruesi” ishte njeri i pasur, për aq kohë sa prapa tij duket edhe një makinë, që ishte diçka shumë e rrallë përShqipërinë e asaj kohe.
Në një popull si shqiptarët e sotëm, që sipas statistikave kanë 2 numra celulari për frymë dhe 2.8 milionë adresa facebook-u, kuptohet që ky profesion as që mendohej se ekzistonte ndonjëherë.
/Marrë nga Alfred Pez@, blogu personal